0_Web_AktualeBotëBotë.PortalSvet.Slajder

Irani e paralajmëroi Britaninë e Madhe për mundësinë e eskalimit të tensioneve në Gji

Ambasadori iranian në Britaninë e Madhe, Hamid Bedinexhad, paralajmëroi për mundësinë e eskalimit të tensioneve në Gji pasi përfaqësuesit zyrtarë britanikë refuzojnë ta përjashtojnë mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Teheranit, si përgjigje e asaj që Irani konfiskoi një tanker britanik me naftë në Ngushticën e Hormuzit.

Londër, 22 korrik 2019 (MIA) – Ambasadori iranian në Britaninë e Madhe, Hamid Bedinexhad, paralajmëroi për mundësinë e eskalimit të tensioneve në Gji pasi përfaqësuesit zyrtarë britanikë refuzojnë ta përjashtojnë mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Teheranit, si përgjigje e asaj që Irani konfiskoi një tanker britanik me naftë në Ngushticën e Hormuzit.

Britania e Madhe anije-cisternën e konfiskuar paraprakisht në Ngushticën e Hormuzit e quajti “akt armiqësor”.

Bedinexhat në Tuiter publikoi se “Britania duhet t’i qetësojë këto forca politike të cilat dëshirojnë eskalim të tensioneve, shumë më të mëdha sesa çështja e konfiskimit të anije-cisternës” si edhe se “momenti në këtë rajon është shumë i rrezikshëm dhe i ndjeshëm” dhe se “Irani është i gatshëm për skenarë të rinj”, njoftuan mediat britanike.

Ministri britanik i Mbrojtjes, Tobias Elvud nuk e përjashton mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Teheranit.

“Tani duhet të kujdesemi ta zgjidhim çështjen e anijes së konfiskuar dhe të mundësojmë anijet nën flamurin britanik të lundrojnë në mënyrë të sigurt në këto ujëra”, tha Elvud për “Skaj njuz”.

Ai shtoi se janë duke u shqyrtuar përgjigje të ndryshme ndaj Teheranit, në mesin e së cilave edhe sanksionet dhe se Londra për këtë do të bisedojë me aleatët.

Shefi britanik i diplomacisë, Xheremi Hant mbrëmë në një bisedë telefonike me homologun e tij iranian Mohamed Xhavad Zarif shprehu “dëshpërim ekstrem” për shkak të konfiskimit të anije-cisternës me aftë në Ngushticën e Hormuzit, derisa Zarfi ia ka bartur se anije-cisterna i ka shkelur rregullat detare dhe duhet të kalojë në procesin juridik të paraparë.

Garda revolucionare iraniane të premten e priti dhe e konfiskoi anije-cisternën “Stena impero”, derisa në të ishin 23 anëtarë të ekuipazhit ndërsa në ndërkohë Irani kumtoi se të gjithë marinarët janë mirë. shk/

Back to top button
Close