BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Haradinaj: Presim që dialogu të sjell njohje të ndërsjellë të Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj vlerëson se çështja e vetme për të cilën duhet të bisedojnë Kosova dhe Serbia është arritja e Marrëveshjes për njohje të ndërsjellë të dy vendeve në kuadër të kufijve ekzistues, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 19 korrik 2019 (MIA) – Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj vlerëson se çështja e vetme për të cilën duhet të bisedojnë Kosova dhe Serbia është arritja e Marrëveshjes për njohje të ndërsjellë të dy vendeve në kuadër të kufijve ekzistues, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Haradinaj në takimin me studentët prej 28 vendeve të cilët marrin pjesë në Akademinë veriore në Prishtinë deklaroi se “bota duhet të informohet për atë kush është Kosova e vërtetë dhe cili është realiteti i tij”.

“Kosova është shtet multietnik, i cili i shkëmben vlerat evropiane. Kemi shumë sfida si komb i ri dhe si shoqëri, ndërsa sfida kryesore për ne ishte rikuperimi i ekonomisë që u shkatërrua në luftën para 20 vjetëve, për ç’arsye edhe mëtej kemi mungesë të vendeve të punës për rinin tonë”, deklaroi Haradinaj.

Si sfidë të posaçme ai e potencoi arritjen e besimit mes bashkësive, me ç’rast tha se në këtë drejtim është arritur progres i caktuar, por ka punë të cilat duhet të përfundohen.

“Gjithashtu presim edhe marrëveshje me Serbinë për njohjen e ndërsjellë në kufijtë ekzistues dhe shpresoj se dialogu do ta sjell edhe këtë dhe se përmes kësaj do të mund të bashkohemi me Bashkimin Evropian, me NATO-n, në një botë në të cilën do të udhëhiqemi prej parimeve të cilat i përfaqësojnë Kombet e Bashkuara dhe të gjithë aleatët që na ndihmojnë”, deklaroi Haradinaj. ia/sn/

Back to top button
Close