BotëBotë.Portal

Gjithsej katër viktima gjatë një sulmi në Akapulko

Një sulmues i armatosur vrau katër burra dhe plagosi shtatë persona të tjerë në një bar në qytetin meksikan Akapulko, që është ndër incidentet e shumta të dhunshme në pushimoren e dikurshme glamuroze në brigjet e Oqeanit të Qetë.

Akapulko, 22 korrik 2019 (MIA) – Një sulmues i armatosur vrau katër burra dhe plagosi shtatë persona të tjerë në një bar në qytetin meksikan Akapulko, që është ndër incidentet e shumta të dhunshme në pushimoren e dikurshme glamuroze në brigjet e Oqeanit të Qetë.

Prokuroria e shtetit Gerero kumtoi se viktimat ishin banorë të Akapulkos dhe se është arrestuar një i dyshuar.

Ekspertët e mjekësisë ligjore në vendin e krimit gjetën 21 gëzhoja.

Mediumet lokale lajmëruan se sulmi ndodhi në lokalin “Mister bar” që ndodhet në zonë e ashtuquajtur, të artë, në avenytë e gjera të qytetit, përbri hoteleve luksoze në breg.

Policia mori në pyetje dëshmitarë në mënyrë që të konstatojë nëse bëhet fjalë për sulm apo zënkë mes mysafirëve.

Autoritetet lokale disa ditë më parë në Akapulko nisën operacion të sigurisë në fillim të sezonit turistik.

Në shtetin Gerero dhe Akapulko është regjistruar rritje e dhunës dhe numrit të vrasjeve, që është shkak për rënie të numrit të turistëve në qytetin i cili dikur ishte destinacion mjaft tërheqës për yjet e Holivudit. ab/

Таг
Back to top button
Close