EvropëEvropë.Portal

Gjermania do ta plotësojë kërkesën e NATO-s t’i harxhojë dy për qind të BPV-së për Mbrojtje deri në vitin 2024 , pohon një gazetë e Brukselit

Ministrja e re e Mbrojtjes e Gjermanisë dhe trashëgimtare e kancelares, Angela Merkel në krye të Unionit Demokristian (CDU) Anegret Kramp-Karenbauer, e njohur edhe si AKK, shprehu bindjen se vendi do ta plotësojë kërkesën e NATO-s t'i harxhojë nga dy për qind të BPV-së për Mbrojtje deri në vitin 2024, shkruan "Nju Jurop" (New Europe) selia e së cilit është në Bruksel.

Berlin, 23 korrik 2019 (MIA) – Ministrja e re e Mbrojtjes e Gjermanisë dhe trashëgimtare e kancelares, Angela Merkel në krye të Unionit Demokristian (CDU) Anegret Kramp-Karenbauer, e njohur edhe si AKK, shprehu bindjen se vendi do ta plotësojë kërkesën e NATO-s t’i harxhojë nga dy për qind të BPV-së për Mbrojtje deri në vitin 2024, shkruan “Nju Jurop” (New Europe) selia e së cilit është në Bruksel.

Ish-ministrja e Mbrojtjes dhe kryetare e Komisionit Evropian të ardhshëm, Ursula fon der Lajen premtoi se do t’i rrisë shpenzimet gjermane të Mbrojtjes në 1,5 për qind deri në vitin 2024 me çka shkaktoi mospajtim tek partneri më i vogël i koalicionit në Qeveri, socialdemokratët.

AKK tani dha premtim më ambicioz dhe tha se do të vazhdojë t’i rrisë shpenzimet deri në një miliardë euro. Shpenzimet vijuese të Mbrojtjes në Gjermani janë 1,25 për qind.

Në vitin 2014 anëtaret e NATO-s premtuan se do t’i ndajnë minimum dy për qind të BPV-së për mbrojtje deri në vitin 2024. shk/

Таг
Back to top button
Close