EvropëEvropë.Portal

Gjendje e jashtëzakonshme në Rusi: Zjarre në tre milionë hektarë

Në katër rajone në Rusi është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të zjarreve pyjore. 

Moskë, 30 korrik 2019 (MIA) – Në katër rajone në Rusi është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të zjarreve pyjore.

Masat kanë të bëjnë me të gjithë territorin e rajoneve Irkutsk dhe Krasnodart, dy rajone në Burjati dhe një në Jakut, raportuan mediat ruse.

Sipërfaqja e përgjithshme e zjarreve arrin rreth 2,7 milionë hektarë, njoftoi kryeministri rus Dimitrij Medvedev në takim me nënkryeministrin dhe ministrin e resurseve natyrore Dimitrij Kobilkin.

“Ekziston rrezik për vendet e banuara në afërsi. Autoritetet vazhdimisht e ndjekin situatën dhe do të sinjalizojnë gjatë rrezikut për ndotjen e ajrit”, tha Kobilkin.

Sipas Medvedev, momentalisht nuk ka rrezik për jetën dhe sigurinë e banorëve lokalë, por shtoi se gjendja është tepër e ndërlikuar.

Таг
Back to top button
Close