0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Filip Riker këtë javë në Athinë dhe Shkup

Ndihmës sekretari i shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Filip Riker, këtë javë do ta vizitojë Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku do të realizojë takime me përfaqësues të pushtetit, shoqërisë civile dhe bashkësisë së biznesit kumtoi Departamenti i shtetit.

Uashington, 22 korrik 2019 (MIA) – Ndihmës sekretari i shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Filip Riker, këtë javë do ta vizitojë Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku do të realizojë takime me përfaqësues të pushtetit, shoqërisë civile dhe bashkësisë së biznesit kumtoi Departamenti i shtetit.

Në Athinë Rikeri do të takohet me shefin e diplomacisë greke Nikos Dendias dhe me përfaqësues të tjerë qeveritar. Do të bisedohet për çështje kyçe në marrëdhëniet bilaterale siç janë, bashkëpunimi tregtar, investues, i sigurisë dhe mbrojtjes, stabiliteti rajonalë dhe energjetika. Ai do të marrë pjesë edhe në tryezën e rrumbullakët me sipërmarrës dhe liderë biznesi. Rikeri do ta vizitojë edhe Selanikun ku do të takohet me autoritetet lokale dhe liderë biznesi, informojnë nga Departamenti i shtetit.

Në Shkup, megjithatë Filip Riker do të realizojë takime me presidentin Stevo Pendarovski, me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme  Nikolla Dimitrov dhe përfaqësues të tjerë qeveritar. Tema qendrore do të jenë çështjet bilaterale dhe rruga e Maqedonisë Veriore drejtë anëtarësimit në BE dhe NATO. Ndihmës sekretari i shtetit i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë do të bisedojë edhe deputetë dhe me përfaqësues të opozitës, thuhet në kumtesën e Departamentit të shtetit.

Filip Riker i cili është ish-ambasador i SHBA-së në vend, për herë të fundit Shkupin e ka vizituar në mars të këtij vitit në cilësinë zëvendësit civil dhe këshilltarit politik të komandantit të Komandës evropiane të Forcave ushtarake të SHBA-së detyrë që e ka ushtruar para se të emërohet ndihmës sekretar shtetërorë për çështjet e evropës dhe euroazisë.

Riker para disa kohe në një intervistë për MIA-n në Uashington vlerësoi se Maqedonia e Veriut në periudhën e fundit ka punuar shkëlqyeshëm, dhe nuk duhet të lejohet vendi t’i nënshtrohet ndonjë destabilizimi me lojëra të panevojshme politike. Administrata e Uashingtonit është e bindur se Maqedonia e Veriut është në rrugën e vërtetë dhe se procesi duhet të shtyhet deri në fund me qëllim që vendi të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s dhe t’i fillojë negociatat për anëtarësim të plotë në BE, ka theksuar Riker. sn/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close