BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Europoli ka hapur zyre për lidhje në Tiranë

Shqipëria u bë vendi i parë në rajon, ku Agjencia evropiane e policisë - Europoli ka zyre të saj.

Tiranë, 11 qershor 2019 (MIA) – Shqipëria u bë vendi i parë në rajon, ku Agjencia evropiane e policisë – Europoli ka zyre të saj.

Në solemnitetin e sotëm me rastin e hapjes së zyrës për oficerë për lidhje të Europolit, ministri shqiptar i Punëve të Brendshme, Sander Lleshi tha se “thellimi i integrimit dhe lëvizja e lirë na vendos para sfidave për përforcimin e sigurisë”.

Duke e përmendur këtë akt, si dhe praninë e pjesëtarëve të Fronteksit në kufirin shqiptaro-grek, Lleshi vlerësoi se “de fakto” Shqipëria është e integruar në BE.

“Hapja e zyrës së Europolit në Tiranë është ngjarje shumë e rëndësishme dhe pozitive. Gjatë 10 viteve të fundit numri i njerëzve të cilët i kalojë kufijtë e Republikës së Shqipërisë është rritur për 160 për qind, tendencë që vazhdon me shkallën e njëjtë të rritjes. Ky numër është i mjaftueshëm që të tregohet niveli i shkëlqyeshëm i lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Thellimi i integrimit nuk është kërcënim për sigurinë, por e përforcon, por me një kusht. Thellimi i integrimit duhet të shoqërohet me rritje të pandërprerë dhe këmbim të vazhdueshëm të bashkëpunimit dhe informatave. Ne duhet të sigurojmë që kjo të mos ndodhë vetëm në nivel të deklaratave politike, por edhe në praktikën e përditshme”, deklaroi Lleshi.

Drejtori i përgjithshëm i policisë shqiptare, Ardi Veliu deklaroi se lufta kundër krimit të organizuar nuk do të ketë sukses nëse nuk bashkëpunohet me organizatat ndërkombëtare.

“Bashkëpunimi është i domosdoshëm që të krijohet një siguri më e madhe. Policia ka kontribuar për rritjen e sigurisë në vend. Europoli ka për qëllim që ta përmirësojë bashkëpunimin mes agjencive për zbatimin e ligjit kundër krimit të organizuar. Gjatë vitit 2018 policia shqiptare ka marrë pjesë në tetë, ndërsa vetëm gjatë këtij muaji në tre aksione ndërkombëtare, të zbatuara nga Europoli”, tha Veliu.

Në solemnitetin morën pjesë ambasadori i BE-së në Tiranë Luigji Soreka dhe drejtoresha ekzekutive e Europolit, Katerina De Bol. bsh/

 

 

Таг
Back to top button
Close