EvropëEvropë.Portal

Dy automobilë janë futur në publik në tubimin në një autoklub, 17 të lënduar

Shtatëmbëdhjetë persona janë lënduar, nga të cilët disa më rëndë, gjatë përplasjes së dy automobilave, që janë futur në një grup shikuesish në tubimin në një auto klub në qytetin anglez Stivenixh.

Londër, 19 korrik 2019 (MIA) – Shtatëmbëdhjetë persona janë lënduar, nga të cilët disa më rëndë, gjatë përplasjes së dy automobilave, që janë futur në një grup shikuesish në tubimin në një auto klub në qytetin anglez Stivenixh.

Siç transmetojnë mediat britanike, njëri automobil është përplasur në tjetrin, pas së cilës që të dy janë futur mes njerëzve, të cilët kanë qenë duke qëndruar pranë rrugës, rreth 45 kilometra në veri të Londrës.

Ngjarjen e ka organizuar klubi Kruz-Herc, anëtarë të së cilës takohen çdo të enjte.

Organizatori kumtoi se pas këtij incidenti më nuk do të ketë takime të anëtarëve të klubit. mb/

Таг
Back to top button
Close