BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Dhoma e ulët e Kongresit e hodhi poshtë kërkesën për impiçment të Trampit

Dhoma përfaqësuese e Kongresit amerikan e hodhi poshtë propozimin për fillimin e procedurës për impiçment të shefit të shtetit amerikan Donald Tramp për shkak të fyerjeve të tyre ndaj katër kongresmeneve nga Partia demokratike.

Uashington, 18 korrik 2019 (MIA) – Dhoma përfaqësuese e Kongresit amerikan e hodhi poshtë propozimin për fillimin e procedurës për impiçment të shefit të shtetit amerikan Donald Tramp për shkak të fyerjeve të tyre ndaj katër kongresmeneve nga Partia demokratike.

Teksti, i parashtruar nga demokrati Al Grin, u hodh poshtë me shumicë të madhe (332 kundërejt 92 vota). Kjo e tregon mosmarrëveshjen për këtë çështje në radhët e demokratëve, të cilët kanë shumicë në Dhomën përfaqësuese.

Për herë të parë nga Dhoma e ulët e Kongresit është kërkuar që të deklarohet rreth çështjes për fillimin e procedurës për revokimin e presidentit Tramp, pasi ai erdhi në pushtet në vitin 2016. fb/

Таг
Back to top button
Close