0_Sport,PortalFutboll

Dështon transferi i Bejlit në Kinë

Transferi i fudbollistit të Real Madridit, Geret Bejl në ekipin kinez Jiangsu Suning si duket do të dështojë.

Madrid, 29 korrik 2019 (MIA) – Transferi i fudbollistit të Real Madridit, Geret Bejl në ekipin kinez Jiangsu Suning si duket do të dështojë.

Edhe pse është arritur marrëveshje dhe vetëm pritej kur Bejl do të shkojë në Kinë, ku duhej të nënshkruajë kontratë trevjeçare me vlerë 22 milionë euro për një sezon, u publikua lajmi se transferi ka dështuar.

Shkaku për të cilin uelsiani nuk do të shkojë në Kinë është familja e tij, e cila e ka bindur që të mos shkojë.

Mediumet spanjolle njoftojnë se sulmuesi 30-vjeçar ka vendosur të merr disa ditë të lira që të mendojë rreth vendimit përfundimtar, ndërsa kinezët i kanë dhënë afat deri më 31 korrik që të japë përgjigjen e fundit. bsh/

 

Таг
Back to top button
Close