Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Deponi e re e paligjshme në rrugën nga Tetova drejt Falishtes

Një grup i qytetarëve të cilët kanë shtëpi dhe kompani përgjatë rrugës nga Tetova drejt Falishtes reagojnë se po krijohet deponi e re e paligjshme. Për shkak të mbeturinës së deponuar në një lokacion të rrethuar ata gjysmë ore e kanë bllokuar komunikacionin.

Tetovë, 11 korrik 2019 (MIA) – Një grup i qytetarëve të cilët kanë shtëpi dhe kompani përgjatë rrugës nga Tetova drejt Falishtes reagojnë se po krijohet deponi e re e paligjshme. Për shkak të mbeturinës së deponuar në një lokacion të rrethuar ata gjysmë ore e kanë bllokuar komunikacionin.

“Është e dëmshme për shëndetin të kesh aq shumë mbeturina. Ka shumë fabrika dhe lagje me shtëpi të reja. Aroma dhe tymi nuk lejojnë të jetohet normal.Këtu ka mbi 10 fabrika me rreth 200 persona të cilët punojnë në to”, kanë thënë qytetarët.

“Të largohet mbeturina prej këtu urgjentisht,sepse është pa pëlqimin tonë. Ne këtu investojmë shumë para, ndërsa nga komuna morëm mbeturina në fqinjësi”, kanë thënë pronarët.

Nga ndërmarrja publike komunale Tetovë kumtuan se ky vend është për ngarkim si masë e përkohshme. Sipas tyre nuk mund të ketë aromë atje sepse mbeturina nuk lihet më shumë se 7 orë, pas çka dërgohet në deponinë Drisla.

Sasi të mëdha të mbeturinave këto ditë ka në stacionin e ringarkimit të NPK Tetovë që gjendet drejt fshatit Trebosh. as/fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close