0_Sport,PortalFutbollSportSport.Slajder

De Hea, kapiteni i ri i Mançester Junajtedit

- David De Hea do të nënshkruajë kontratë të re me Mançester Junajtedin, i cili përveç se shumën marramendëse portierit spanjoll do t'ia sjellë edhe shiritin e kapitenit. 

Mançester, 22 korrik 2019 (MIA) – David De Hea do të nënshkruajë kontratë të re me Mançester Junajtedin, i cili përveç se shumën marramendëse portierit spanjoll do t’ia sjellë edhe shiritin e kapitenit.

Sipas “Dejli meil”, De Hea do të nënshkruajë kontratë në vlerë prej 126 milionë euro, gjegjësisht pagë javore prej 412 mijë euro, me çka bëhet lojtari i dytë më i paguar te “djajtë e kuq” pas Aleksis Sançez.

Me nënshkrimin e sotëm, Junajted do t’i ndërpresë spekulimet në lidhje me De Hea, se do ta lëshojë klubin pa pagesë si lojtar i lirë.

De Hea erdhi në Mançester në vitin 2011, nga Atletiko Madrid për 17 milionë euro, ndërsa deri më tani për Mançester Junajtedin ka luajtur 247 herë. fc/

 

Back to top button
Close