BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Brazil: U zbulua një fabrikë për “ferari” dhe “lamborxhini” të rremë

- Policia e Brazilit mbylli një fabrikë ilegale në të cilën janë prodhuar automobila të rremë të markës "ferari" dhe "lamborxhini".

Brazili, 17 korrik 2019 (MIA) – Policia e Brazilit mbylli një fabrikë ilegale në të cilën janë prodhuar automobila të rremë të markës “ferari” dhe “lamborxhini”.

Policia bëri të ditur se nën akuzën për shkeljen e pronës industriale ishin arrestuar babai me djalin e tij, në pronë të të cilëve ishte punëtoria në shtetin brazilian Santa Klara.

Automobilat ishin ofruar përmes rrjeteve sociale sipas çmimit prej  45.000 deri 60.000 dollarë, që është vetëm një pjesë e vogël e çmimeve të automobilave origjinalë.

Policia nuk bën të ditur se cilat lloje të pjesëve ishin vendosur në automobilat, por publikoi fotografi të modeleve me emblema të dy brendeve italiane. Aksioni ishte kryer pas ankesave të kompanive italiane.

U konfiskuan tetë automobila të përfunduar pjesërisht, ndërsa policia ende po heton se sa vetura janë përpunuar deri më tani. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close