EvropëEvropë.Portal

Boris Xhonson: Qorrsokaku rreth Bregztit mund të tejkalohet me marrëveshje tregtare

Favoriti për kryeministër të ardhshëm të Britanisë së Madhe Boris Xhonson në tekstin autorial për "Dejli Telegraf" deklaroi se vendi i tij mund të dalë nga BE-ja me arritjen e marrëveshjes për tregti të lirë, që nga ana e vet mund ta eliminojë nevojën të njërës nga elementet problematike në marrëveshjen paraprake midis Londrës dhe Unionit.

Londër, 22 korrik 2019 (MIA) – Favoriti për kryeministër të ardhshëm të Britanisë së Madhe Boris Xhonson në tekstin autorial për “Dejli Telegraf” deklaroi se vendi i tij mund të dalë nga BE-ja me arritjen e marrëveshjes për tregti të lirë, e cila mund ta eliminojë nevojën e njërës nga elementet problematike në marrëveshjen paraprake midis Londrës dhe Unionit.

Në tekstin Xhonson thekson se mund të bëhet të hiqet domosdoshmëria  për mekanizëm mbrojtës për Irlandën Veriore të ashtuquajtur  “bekstop”. Ky mekanizëm  është pjesë e marrëveshjes paraprake midis BE-së dhe Britanisë së Madhe, por shumica e deputetëve britanikë e kanë refuzuar atë.

“Ka shumë mundësi që të gjenden  zgjidhjet e vërteta  dhe ato mund edhe të gjinden  në kontekst të marrëveshjes për tregti të lirë të cilën do ta dakordojmë me BE-në…pasi do të dalim më 31 tetor”, ka shkruar Xhonson.

“Mund të dalim nga BE-ja më 21 tetor dhe, po, me siguritet kemi teknologji ta bëjmë këtë, Atë që tani na nevojitet është vullneti dhe  fuqia.

Таг
Back to top button
Close