BiznesBiznes.PortalBotëBotë.Portal

Bojkot i mallrave dhe shërbimeve japoneze në Korenë Jugore

Pompat e benzinës dhe autoserviset në Korenë Jugore anulojnë të japin shërbime  për personat të cilët  kanë automobila japonez si pjesë e bojkotit gjithmonë e më të fuqishëm të mallrave japonez,  të shkaktuar nga tensionet  politike dhe tregtare, publikoi "Gardijan".

Seul, 24 korrik 2019 (MIA) – Pompat e benzinës dhe autoserviset në Korenë Jugore anulojnë të japin shërbime  për personat të cilët  kanë automobila japonez si pjesë e bojkotit gjithmonë e më të fuqishëm të mallrave japonez,  të shkaktuar nga tensionet  politike dhe tregtare, publikoi “Gardijan”.

Janë goditur edhe udhëtimet turistike deri në Japoni, birrat japoneze…Mbahen edhe demonstrata para Ambasadës japoneze në Seul, citon gazeta.

Ndjenjat antijaponeze u përforcuan prejse Tokio publikoi më 1 korrik se  e kufizon eksportin e mallrave të shfrytëzuar për prodhimtarinë e gjysmëpërçuesve për Korenë Jugore. Prej atëherë të dy shtetet  në mënyrë të ndërsjellë akuzohen dhe kritikohen.

Javën e kaluar është regjistruar rënie e shitjes së birrave japoneze për 40 për qind, rezervimet për udhëtimet turistike janë zvogëluar për 70 për qind. Seuli i bojkoton edhe filmat vizatimor japonez. sa/

Таг
Back to top button
Close