EvropëEvropë.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

BE-ja në tentim që ta shpëtojë marrëveshjen bërthamore me Iranin

Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së sot takohen në Bruksel, ndërsa një nga pikat në rend të ditës janë tensionet mes Iranit dhe SHBA-së, të cilat e sjellin në rrezik marrëveshjen bërthamore me Teheranin, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Brukseli. 

Bruksel, 15 korrik 2019 (MIA) – Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së sot takohen në Bruksel, ndërsa një nga pikat në rend të ditës janë tensionet mes Iranit dhe SHBA-së, të cilat e sjellin në rrezik marrëveshjen bërthamore me Teheranin, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Brukseli.

“Do të shohim se si mundemi ta ruajmë marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe si të vendosim masa të cilat do të mundësojnë që Irani të kthehet drejt harmonizimit të tërësishëm”, deklaroi shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogerini në mëngjes para fillimit të mbledhjes.

Në vitin 2015, SHBA-ja, Irani, Kina, Rusia dhe tre anëtaret e mëdha të BE-së, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania kanë nënshkruar plan aksional, i cili parashikon, mes tjerash, çarmatim bërthamor të Teheranit, në këmbim për heqjen graduale të sanksioneve ndaj vendit. Por, administrata e Donald Trampit vitin e kaluar vendosi të tërhiqet nga kjo marrëveshje dhe sërish të vendos masa restriktive ndaj iranianëve.

Autoritetet iraniane prej atëherë nuk i respektojnë tërësisht dispozitat nga marrëveshja dhe sërish filluan t’i rrisin rezervat e uraniumit të pasuruar mbi të lejuarën.

Ministrat e Punëve të jashtme të BE-së sot do të tentojnë të gjejnë zgjidhje për shpëtim të kësaj marrëveshje dhe të pengohet që Irani të vazhdojë ta shkel atë. bsh/

 

Таг
Back to top button
Close