EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

BE-ja kërkon urgjentisht të ndalohet rrënimi i shtëpive palestineze

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje autoriteteve izraelite urgjentisht ta ndalojnë rrënimin e shtëpive palestineze që ka filluar në mëngjesin e sotëm në Jerusalemin lindor dhe përkujton se politika e banimit në Izrael është e paligjshme.

Bruksel, 22 korrik 2019 (MIA) – Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje autoriteteve izraelite urgjentisht ta ndalojnë rrënimin e shtëpive palestineze që ka filluar në mëngjesin e sotëm në Jerusalemin lindor dhe përkujton se politika e banimit në Izrael është e paligjshme.

“Politika e banimit të Izraelit është e paligjshme sipas të drejtës ndërkombëtare, në pajtim me pozicionin shumëvjeçar të BE-së presim që autoritetet izraelite menjëherë t’i ndalojnë rrënimet të cilat janë në vijim”, qëndron në reagimin e BE-së.

Autoritetet izraelite nga ekskavatorë kanë rrënuar dhjetë ndërtesa palestineze ku ndodhen rreth shtatëdhjetë banesa në Jerusalemin lindor, gjegjësisht në Zonat A dhe B dhe Bregun Perëndimor të cilat janë nën kontroll të autoriteteve palestineze.

“Vazhdimi i kësaj politike e minon qëndrueshmërinë e zgjidhjes me dy shtete dhe perspektivën për paqe të qëndrueshme dhe seriozisht e vendos në rrezik mundësinë që Jerusalemi të jetë kryeqendër e ardhshme e dy shteteve”, qëndron në kumtesë. tm/

Таг
Back to top button
Close