0_Sport,PortalFutboll

Barca i vendosi çmim Kutinjos

Barcelonë, 26 korrik 2019 (MIA) – Kryesia e Barcelonës është e gatshme të ndahet me Filipe Kutinjon, por vetëm me një ofertë të mirë, thotë “Mundo Deportivo”.

Nga “Kamp Nou” kërkojnë 120 milionë euro pasi që deri më tani i paguajtën Liverpullit 135 për shërbimet e tij.

Braziliani erdhi në Katalonjë në janar të vitit 2018 për 120 milionë euro plus 40 milionë bonuse (prej të cilave 25 milionë do të paguhen pas luajtjes së 100 ndeshjeve). Rroga e brazilianit është gjithashtu e lartë – 14 milionë për sezonë.

Barca konsideron se ka shumë klube të cilat mund ta paguajnë shumën e kërkuar – Mançester Junajted, Mançester Siti dhe PSZH.

Deri në momentin nuk ka propozime zyrtare. ab/

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close