0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiVideo

ATS grup nga Vizbegu do të prodhojë produkte sipas standardeve të NATO-s

Fabrikë e re moderne për prodhimin e produkteve kompozite dedikuar për armatën dhe policinë në pjesën e mbrojtjes dhe sigurisë balistike - ATS Grupo është hapur sot në zonën industriale Vizbeg afër Shkupit. Bëhet fjalë për grinfild industri prej tre milionë eurove, e cila për fillim mundëson punësim të 80 personave.

Shkup, 11 korrik 2019 (MIA) – Fabrikë e re moderne për prodhimin e produkteve kompozite dedikuar për armatën dhe policinë në pjesën e mbrojtjes dhe sigurisë balistike – ATS Grupo është hapur sot në zonën industriale Vizbeg afër Shkupit. Bëhet fjalë për grinfild industri prej tre milionë eurove, e cila për fillim mundëson punësim të 80 personave.

Pronari i objektit Shevshet Demirovski, i cili pas punës disadekadëshe jashtë vendit ka vendosur të investojë në vend, theksoi se objekti që është pjesë e ATS grupacionit është investim grinfild i pajisur me makineri moderne nga gjenerata më e re për prodhim automatik që do të garantojë cilësi të lartë sipas standardeve të NATO-s. Qarkullimi vjetor i prodhimtarisë së kompanisë pritet të arrijë 30 milionë euro. Prodhimi final dedikohet për eksport të tregjeve të huaja para se gjithash në Evropë, Turqi dhe Katar. Për fillim janë punësuar 80 punëtorë, ndërsa paralajmëroi edhe investime të reja shtesë prej rreth 800 mijë euro.

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se Qeveria fuqimisht e mbështet sektorin e biznesit, duke potencuar se fabrika e re është me orientim eksportues.

“Vendi ynë me anëtarësimin e sigurt në NATO në fund të vitit njihet si biznes destinacion i sigurt dhe stabil. I mbështesim fuqishëm investimet e reja dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen”, tha Zaev.

Ai shprehu falënderim për donacionin nga ana e ATS Grup në vlerë prej 50 mijë eurove për Ministrinë e Punëve të Brendshme, si dhe donacionet që do t’ia ndajë Drejtorisë për polici financiare dhe Institucioni ndëshkues përmirësues  Shkup.

Kryeministri Zaev njëherit informoi se punohet në avancimin e kushteve për investim në zonën e Vizbegut, në vijim është ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit prej 7.300 metrave, si dhe tender për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit prej 5.00 metrave, projekte që zbatohet së bashku me komunat amë.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi shprehu kënaqësi që politikat e Qeverisë i lehtësojnë kushtet për investim në vend. Kjo, theksoi është konfirmuar me të dhënat e fundit që tregojnë se në kontinuitet kemi rritje të eksportit dhe investimeve të huaja direkte. E theksoi edhe faktin se në afatin më të shkurtër të mundshëm me ministritë e punëve të brendshme dhe mbrojtjes kanë dalë në vigjilje të kërkesave të investitorëve për startim të këtij  objekti prodhues. mb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close