Servise informueseShkup

Anulohet asfaltimi i një pjese të bulevardit Aradhet partizane për shkak të kushteve të motit

Qyteti i Shkupit i informoi qytetarët se për shkak të kushteve të motit anulohet asfaltimi i paraparë i një pjese të bulevardit "Aradhet partizane", në një pjesë të urës "Kombet e Bashkuara" deri në rr. "Moskovska", në drejtim të lëvizjes nga Gjorçe Petrov drejt Qendrës.

Shkup, 13 korrik 2019 (MIA) – Qyteti i Shkupit i informoi qytetarët se për shkak të kushteve të motit anulohet asfaltimi i paraparë i një pjese të bulevardit “Aradhet partizane”, në një pjesë të urës “Kombet e Bashkuara” deri në rr. “Moskovska”, në drejtim të lëvizjes nga Gjorçe Petrov drejt Qendrës.

Shtrimi i paraparë i shtresës përfundimtare të asfaltit, informojnë nga Qyteti i Shkupit do të bëhet menjëherë sapo të krijohen kushtet klimatike për punë të papengueshme.

U bëhet apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion ta respektojnë sinjalizimin e komunikacionit dhe ta respektojnë regjimin e përkohshëm të komunikacionit.

“Njëherësh, i lusim të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion për durim dhe mirëkuptim për shkak të zhvillimit të vështirësuar të komunikacionit në këtë pjesë të qytetit”, qëndron në informacionin e Qytetit të Shkupit. shk/

Back to top button
Close