BiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiVideo deklaratë

Angjushev: “Nikom” është shembull pozitiv i implementimit të programit IPARD

Ndërmarrja për blerje dhe ruajtje të produkteve bujqësore "Nikom" është shembull pozitiv i implementimit të programit IPARD dhe në të bëhet ajo që i duhet bujqësisë së vendit, ka porositur sot zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev i cili bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave Trajan Dimkovski dhe drejtorin e Agjencisë për mbështetje financiare dhe zhvillim rural Nikollçe Babovski kanë vizituar Qendrën e parë të blerjes në Komunën Gradsko.

Gradsko, 19 korrik 2019 (MIA) – Ndërmarrja për blerje dhe ruajtje të produkteve bujqësore “Nikom” është shembull pozitiv i implementimit të programit IPARD dhe në të bëhet ajo që i duhet bujqësisë së vendit, ka porositur sot zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev i cili bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave Trajan Dimkovski dhe drejtorin e Agjencisë për mbështetje financiare dhe zhvillim rural Nikollçe Babovski kanë vizituar Qendrën e parë të blerjes në Komunën Gradsko.

“Ajo është diçka që shumë vite i mungon bujqësisë së Maqedonisë, ose ndërtim i Qendrave të blerjes ku bujqit do të mund t’i plasojnë produktet e tyre dhe të organizuar më tej ta shesin. Kjo është mënyra e vetme që të ngritët çmimi i prodhimit të produkteve bujqësore dhe të mbrohen bujqit. Hap i ardhshëm është të bëhen Qendra përpunuese që produktet bujqësore të mos shiten jo vetëm të freskëta dhe të ftohura, por edhe të përpunuara”, ka deklaruar Angjushev.

Për atë qëllim , siç tha, veçmë janë paraparë mjete në Ligjin për mbështetje financiare të investimeve dhe intensivisht bisedohet me qendrat e mëdha për furnizimin nga vendet e zhvilluara që të inkurajohen të vijnë në vend dhe të bëjnë Qendra të përpunimit për produktet bujqësore.

“‘Nikom’ ka 59 të punësuar, ndërsa planifikon edhe zgjerimin e mundshëm. Si qeveri do të bëjmë gjithçka që të inkurajojmë të vazhdojnë me investimet. Me rëndësi është se më shumë kompani nxiten të aplikojnë për mjete të programit IPARD”, ka thënë Angjushev.

Ai ka precizuar se me programin IPARD 1, realizimi i së cilës ka zgjatur deri më 2013 janë shfrytëzuar vetëm 13 për qind, ndërsa përmes programit IPARD 2 e cila ka edhe dy vite për implementim, ka veçmë dyfish përqindje më të madhe të realizimit dhe pritet deri në fund të jetë rekorde në rajon.

Ministri Dimkovski nga ana tjetër ka vlerësuar se “Nikom” është objekt modern ku janë ruajtur të gjitha standardet që i kërkon tregu.

“Bujqësia primare pa përpunimet dhe sistemet e ftohjes nuk mund ta realizojë qëllimin, pasi bujku jo vetëm që lufton me tregun, por lufton edhe me kohën, pra nëse sot zgjidhet pjeshka, sot patjetër të shitet. Përmes ftohjes dhe magazinimit mund më shumë ditë të zgjat produkti me qëllim të pritet çmim më i mirë dhe kushte më të mira në treg”, ka thënë Dimkovski.

Drejtori Babovski ka thënë se “Nikom” është shembull i mirë për biznes familjar i cili shkon përpara, ndërsa IPARD programi është ajo që i mban këto biznese.

Ndërkohë, pronari i “Nikom”, Riste Janev ka sqaruar se objekti është ndërtuar me mjete vetanake në vlerë prej 24 milionë denarë, ndërsa mjetet për ftohje që kushtojnë 6.2 milionë denarë janë furnizuar me mjete nga programit IPARD 2. fab/

Back to top button
Close