BotëBotë.Portal

Zjarr në një anije në Majorkë, evakuohet ekuipazhi

Shërbimet spanjolle për raste urgjente e kanë evakuuar ekuipazhin nga anija transportuese "Grand Evropa", e cila u djeg në det në 30 kilometra në jug të Palma de Majorkës.

Madrid, 15 maj 2019 (MIA) – Shërbimet spanjolle për raste urgjente e kanë evakuuar ekuipazhin nga anija transportuese “Grand Evropa”, e cila u djeg në det në 30 kilometra në jug të Palma de Majorkës.

Shërbimet për ndihmë urgjente në Tuiter informuan se 14 anëtarë të ekuipazhit janë evakuuar, ndërsa të tjerët kanë mbetur në anije që të ndihmojnë të shuhet zjarri.

Në shpëtimin kanë marrë pjesë dy helikopterë dhe tre anije.

Ende nuk dihet shkaku për zjarrin. bsh/

Таг
Back to top button
Close