EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Zhozef Doll i kërcënohet Orbanit me përjashtim nga PPE-ja

Për herë të parë presidenti i Partisë Popullore Evropiane (PPE), Zhozef Doll publikisht është kërcënuar se do ta përjashtojë partinë e kryeministrit hungarez Viktor Orban nëse Qeveria e tij vazhdon me fushatën antievropiane, njofton korrespondentja e MIA-s në Bruksel.

Bruksel, 8 maj 2019 (MIA) – Për herë të parë presidenti i Partisë Popullore Evropiane (PPE), Zhozef Doll publikisht është kërcënuar se do ta përjashtojë partinë e kryeministrit hungarez Viktor Orban nëse Qeveria e tij vazhdon me fushatën antievropiane, njofton korrespondentja e MIA-s në Bruksel.

“Nëse Orban vazhdon siç bën kohët e fundit, do të përjashtohet ose vetë do të shkojë”, ka thënë sot shefi i demokristianëve evropian, një ditë para Samitit të BE-së e cila do të mbahet në Sibiu të Rumanisë.

Kjo është hera e parë që Doll hapur të kërcënojë me përjashtim partinë e Orbanit edhe krahas thirrjeve të shumta të opinionit atë ta bëjë shikuar fushatën antievropiane që e zhvillon partia hungareze.

Fides jo moti ka qenë e suspenduar nga radhët e PPE-së, mënyrë të cilën shumëkush e konsideroi për simbolik para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian për shkak të fushatës zgjedhore të Fidesit e cila në dritë negative e ka treguar BE-në dhe presidentin e KE-së, Zhan Klod Junker i cili poashtu është anëtar i PPE-së.

Para disa ditësh, shefi i PPE-së në PE dhe kandidat i kësaj partie për president në Komisionin Evropian, Manfred Veber për mediat ka deklaruar se nuk dëshiron fitore nëse varet nga votat dhe mbështetja e partisë së Orbanit. tm/fab

Таг
Back to top button
Close