0_Maqedoni.PortalPolitikë

Zaev: Policia tregon profesionalizëm të lartë dhe angazhim të plotë

Kryeministri Zoran Zaev sot ka dërguar urime me rastin e Ditës së policisë, 7 Maj, duke theksuar se edhe sot gjatë vizitës së Papa Françeskut në vendin tonë policia tregoi profesionalizëm të lartë dhe angazhim të plotë.

Shkup, 7 maj 2019 (MIA) – Kryeministri Zoran Zaev sot ka dërguar urime me rastin e Ditës së policisë, 7 Maj, duke theksuar se edhe sot gjatë vizitës së Papa Françeskut në vendin tonë policia tregoi profesionalizëm të lartë dhe angazhim të plotë.

“Edhe sot gjatë kohës së vizitës së Papa Françeskut në vendin tonë, policia tregon gatishmëri, angazhim të plotë dhe profesionalizëm të lartë të të gjithë pjesëtarëve të MPB-së. Nëpunësit tonë policor në nivel të lartë e organizojnë sigurinë ndaj të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut si dhe mysafirëve të lartë që vijnë në vizitë”, shkruan Zaev në profilin e tij në Fejsbuk. fab/

 

 

Таг
Back to top button
Close