0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Zaev dhe Rama për iftar tek kryeministri boshnjak Zvizdiq

Kryeministri Zoran Zaev mori pjesë në darkën e Iftarit  tek  kryesuesi i Këshillit të Ministrave të BeH-së, në  të cilën ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Shkup, 8  maj 2019 (MIA) –  Kryeministri Zoran Zaev mori pjesë në darkën e Iftarit  tek  kryesuesi i Këshillit të Ministrave të BeH-së, në  të cilën ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Zaev në  profilin e tij në Fejsbuk  shkroi se me ftesë të Zvizdiq u ftua në  darkën e iftarit  sonte në Sarajevë, së bashku me Edi Ramën.

“Ditët e agjërimit të Ramazanit  përkujtojnë se mëshira, respekti, solidariteti, mirësia, dashuria dhe falja janë vlera që duhet t’i respektojmë dhe që na bashkojnë si popuj”, shkroi Zaev në Facebook.

Në Sarajevë sot mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të guvernatorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Таг
Back to top button
Close