0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Vuçiq: Zaevi në hapjen e pjesës jugore të Korridorit 10

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se në hapjen e nesërme të degës jugore të autostradës në Korridorin 10 nëpër Serbi do të marr pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zora Zaev.

Beograd, 17 maj 2019 (MIA) – Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se në hapjen e nesërme të degës jugore të autostradës në Korridorin 10 nëpër Serbi do të marr pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zora Zaev.

“Mendoj se arritja e Zaevit është lajm i rëndësishëm dhe e tregon rëndësinë e Korridorit 10”, potencoi Vuçiq në programin e mëngjesit të RTS, duke shtuar se nga Beogradi deri në Maqedoninë e Veriut tani arrihet për tre orë.

Ai përkujtoi se në aksin e autostradës përmes grykës Gërdeliçka prej 26,3 kilometrash, u hap aksi nga Grabovnica deri në Gërdelicë prej 5,6 kilometra, pastaj Vladiçin Han – Vranaje prej 28 kilometrave, Levosoje – “Sërbska Kuqa” 10 kilometra.

“Këto ishin akset më të vështira. Kjo tani duket madhështore, por kur punoni me zell dhe me përkushtim, rezultatet janë evidente”, potencoi Vuçiq. sn/

Таг
Back to top button
Close