Korrespondentë MKDZgjedhjet presidenciale 2019

VMRO-DPMNE parashtroi ankesa për votimin për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Novosellës

Deri në nesër mbrëma do të dihet nëse Nikolla Andonov do ta marrë vendimin për kryetar apo do të ketë rivotim në një vendvotim në Komunën e Novosellës pasi VMRO-DPMNE-ja ka parashtruar ankesë për kandidatin e tij Nikollço Stoilkov për parregullsi në procesin zgjedhor.

Strumicë, 8 maj 2019 (MIA) – Deri në nesër mbrëma do të dihet nëse Nikolla Andonov do ta marrë vendimin për kryetar apo do të ketë rivotim në një vendvotim në Komunën e Novosellës pasi VMRO-DPMNE-ja ka parashtruar ankesë për kandidatin e tij Nikollço Stoilkov për parregullsi në procesin zgjedhor.

Njëherit, sipas informacioneve të kryetares së KKZ-së Novosellë, Venera Shopova, ankesa është parashtruar për një vendvotim në fshatin Sushicë në të cilin janë të regjistruar 795 votues.

Në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Novosellës fitoi kandidati i LSDM-së, Nikolla Andonov me epërsi prej 19 votave. Ai fitoi 2.885, ndërsa kandidati i VMRO-DPMNE-së, Nikollço Stoillkov 2.866 vota. rt/

Back to top button
Close