BotëBotë.Portal

“Trupa të panjohur” nga Izraeli kanë fluturuar në Siri

Mediat shtetërore siriane njoftuan se "trupa të panjohur" kanë fluturuar në hapësirën ajrore mbi jugun e Sirisë nga drejtimi i Izraelit.

Damask, 19 maj 2019 (MIA) – Mediat shtetërore siriane njoftuan se “trupa të panjohur” kanë fluturuar në hapësirën ajrore mbi jugun e Sirisë nga drejtimi i Izraelit.

“Trupat e panjohur” të cilat përmenden nga agjencia shtetërore e lajmeve SANA mund të jenë dron, njoftojnë mediat botërore.

Tani për tani nuk ka reagim nga Izraeli, i cili disa herë ka konfirmuar qëllon objektiva në Siri që lidhen me aleatët e ngushtë të qeverisë siriane – Iranin dhe Hezbollahun. Shpërthime të zëshme jehuan të  premten në mbrëmje në Damask, kur media shtetërore siriane njoftoi se raketat armike janë gjuajtur nga Izraeli, i cili paraprakisht konfirmoi se ai ka kryer një seri sulmesh në Siri.

Izraeli e konsideron Iranin kërcënim të tij më të madh si edhe lëvizjen libiane radikale shiite Hezbollah, e cila ka mbështetje nga Teherani. sn/

Таг
Back to top button
Close