BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Tramp u takua me Orbanin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Tramp mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë u takua me kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Uashington, 14 maj 2019 (MIA) – Presidenti amerikan, Donald Tramp mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë u takua me kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Tramp dhe Organ e pranuan retorikën antiemigruese ndërsa kryeministri hungarez shpreson se presidenti i SHBA-së do të mund ta shndërrojë këtë pozitë në aleancë globale.

Për idenë e krijimit të aleancës globale antiemigruese, Orban tashmë foli në radion shtetërore të Hungarisë, duke përkujtuar se Hungaria dhe SHBA-ja janë në mesin e vendeve të rralla të cilat vitin e kaluar e kundërshtuan Paktin global të emigrantëve të Kombeve të Bashkuara.

Tramp dhe Orban kanë biseduar edhe për furnizimin e Hungarisë me raketa me rreze të mesme veprimi prej SHBA-së. shk/

Таг
Back to top button
Close