BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Tramp e ftoi Orbanin në “takim pune” gjatë këtij muaji

Kryeministri hungarez, Viktor Orban është ftuar në "takim pune" nga presidenti amerikan, Donald Tramp, i cili duhet të mbahet më 13 maj.

Budapest, 2 maj 2019 (MIA) – Kryeministri hungarez, Viktor Orban është ftuar në “takim pune” nga presidenti amerikan, Donald Tramp, i cili duhet të mbahet më 13 maj.

Kjo u kumtua nga zëdhënësi i Qeverisë hungareze, Zllatan Kovaç. Takimi do të fokusohet në sigurinë energjetike, bashkëpunimin në mbrojtje, marrëdhëniet bilaterale.

Në korrik 2016, Orban ishte lideri i parë kombëtar në Bashkimin Evropian, i cili e mbështeti Trampin në fushatën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale.

Orban, i cili e fitoi mandatin e tretë të njëpasnjëshëm me fitore bindëse në prill të vitit 2018 është kundërshtar i madh i migrimit dhe u bë shembull për shumë parti nacionaliste dhe të djathta ekstreme evropiane.

Orban sot do të jetë nikoqir i ministrit italian të Punëve të Brendshme, Mateo Salvini i cili gjithashtu është kundërshtar i ashpër i migrimit. shk/

Таг
Back to top button
Close