0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Totenhem në finale pas një kthese të madhe të re në LK

Për herë të parë në historinë e tij, Totenhem u plasua në finalen e Ligës së kampionëve, pasi shënoi fitore me rezultatin 3:2 si mysafir ndaj Ajaksit me gol në minutën e 95-të, me anë të Lukas Mouras.

Amsterdam, 8 maj 2019 (MIA) – Për herë të parë në historinë e tij, Totenhem u plasua në finalen e Ligës së kampionëve, pasi shënoi fitore me rezultatin 3:2 si mysafir ndaj Ajaksit me gol në minutën e 95-të, me anë të Lukas Mouras.

Anglezët kanë pasur dy gola negativë pas pjesës së parë, por në fillim të pjesës së dytë ishte Moura ai, i cili me dy gola të shpejtë e barazoi rezultatin. Në fund londinezët bënë edhe një kthesë të mrekullueshme këtë sezon LK. Në betejën për trofeun, ekipi londinez do të takohet me Liverpulin më 1 qershor në stadiumin “Vanda Mitropolitano” në Madrid.

Ajaks dhe Totenham bënë një shou të shkëlqyer, ndërsa në pjesën e parë nikoqirët sunduan në terren dhe ishin në epërsi që në minutën e 5-të përmes kapitenit Matid de Liht. Gjysmë ore më vonë Hakim Ziesh  e dyfishoi epërsinë e Ajaksit dhe gjithçka dukej e zgjidhur.

Këtë sezon megjithatë për asgjë nuk mund të thuhet se është e sigurt dhe në afat prej 4 minutave pas pushimit, Totenhem barazoi, ndërsa deri në fund kishte disa momente infarkti dhe shtylla të goditura nga të dyja anët e terrenit. Momenti më emocionues ndodhi në minutën e 95-të kur Moura shënoi “het-trik” dhe i dërgoi “gjelat” në finale. mb/

Таг
Back to top button
Close