0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Takim i Pendarovskit me Selën – Qasje të përgjegjshme për plotësimin e agjendës reformuese

Shkup, 21 maj 2019 (MIA) – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot e priti kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Në kumtesën e Kabinetit të Pendarovskit thuhet se kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Sela, e përgëzoi presidentin Pendarovski me rastin e shkeljes në funksion dhe i dëshiroi sukses në punën e tij.

Në takim u bisedua për gjendjen politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe plotësimin e qëllimeve strategjike dhe detyrave në vigjilje të periudhës së rëndësishme për shtetin.

Pendarovski bëri thirrje për qasje të përgjegjshme të të gjithë faktorëve relevant politik në drejtim të plotësimit të agjendës reformuese ndërsa me qëllim të progresit në integrimet evropiane dhe euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në takim Pendarovski e theksoi nevojën që partitë politike edhe të pushtetit edhe të opozitës të demonstrojnë unitet, në funksion të realizimit të interesave të shtetit. shk/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close