0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderKorrespondentë MKDPolitikë

Spasovski: Gjendja e Sigurisë në vend stabile, Fronteski së shpejti edhe në kufirin tonë

Ne kemi një situatë paqësore, të qëndrueshme dhe të favorshme të sigurisë në Republikën e Maqedonisë Veriore dhe presim që një trend i tillë do të vazhdojë dhe më tej, vlerësoi ministri i brendshëm Oliver Spasovski gjatë qëndrimit të në Dibër.

Dibër, 25 maj 2019 (MIA) – Ne kemi një situatë paqësore, të qëndrueshme dhe të favorshme të sigurisë në Republikën e Maqedonisë Veriore dhe presim që një trend i tillë do të vazhdojë dhe më tej, vlerësoi ministri i brendshëm Oliver Spasovski gjatë qëndrimit të në Dibër.

Theksoi se vijon periudha e anëtarësimit të plotë të Maqedonisë në NATO, diçka që është me rëndësi historike për realizimin e interesave tona kombëtare dhe ne presim shumë shpejt edhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

“Thjesht, standardet evropiane do të jenë pjesë e jetës sonë dhe me pjesëmarrjen e policisë maqedonase në trajnime dhe në pajisje, presim edhe mundësinë për të rritur sigurinë në vend dhe për të nxitur sigurinë në rajon”, theksoi Spasovski.

Ai foli për bashkëpunimin me policitë  respektivisht ministrinë e punëve të jashtme jo vetëm nga vendet fqinje por edhe vendet e BE-së.

“Në vitet e fundit kemi forcuar shumë bashkëpunim ndërkombëtar jo vetëm me fqinjët por edhe me policitë e rajonit me të gjitha  ministritë e rajonit,   si dhe një bashkëpunim të shkëlqyer edhe me vendet anëtare të BE-së.  Në përgjithësi ka shumë  sfida të sigurisë të cilat qëndrojnë përpara nesh, kryesore janë, terrorizmi, emigracioni, krimi  transnacional, krimi i organizuar , korrupsioni, e gjithë kjo kërkon qasje të përbashkët”, tha ministri Spasovski.

Në pyetjen e MIA-s, Spasovski konfirmoi se vendi ynë ndodhet midis vendeve nga Ballkani Perëndimor që së shpejti do të patrullojnë pjesëtarët e Fronteksit, siç paralajmëroi drejtori ekzekutiv i agjencisë evropiane.

Ai gjithashtu vlerësoi se, nuk ka gjendje në të cilën do të mund të përsëritet  problemi me emigrantët sepse, para së gjithave, marrëveshja midis Maqedonisë, respektivisht BE-së dhe Turqisë funksionon.

Ai gjithashtu theksoi se aktiviteti i sotëm është një mesazh i fuqishëm se policia e Maqedonisë është mbrojtëse e stabilitetit dhe e sigurisë, e gatshme në çdo lloj pikëpamje që të mbrojë edhe qytetarët e Maqedonisë.

Back to top button
Close