BotëBotë.Portal

SHI e mori përgjegjësinë për sulmin ndaj ushtarëve në Nigeri

- "Shteti Islamik" e mori përgjegjësinë për sulmin ndaj ushtarëve në Nigeri në afërsi të kufirit me Malin. Sipas zëdhënësit të ushtrisë së Nigerisë në sulm janë vrarë 28 ushtarë.

Dakar, 16 maj 2019 (MIA) – “Shteti Islamik” e mori përgjegjësinë për sulmin ndaj ushtarëve në Nigeri në afërsi të kufirit me Malin. Sipas zëdhënësit të ushtrisë së Nigerisë në sulm janë vrarë 28 ushtarë.

Agjencia e lajmeve Amak, e afërt me SHI-në, nuk ofroi dëshmi për pohimin e tillë.

Zëdhënësi i Qeverisë nigeriane Abdurahman Zakaria deklaroi se sulmi ndaj njësitit ushtarak ka ndodhur në qytetin Tongo-Tongo në rajonin Tilaberi.

Në qytetin e njëjtë ekstremistë të degës së SHI-së vranë katër pjesëtarë të forcave speciale amerikane dhe katër ushtarë nigerianë në tetor të vitit 2017. fc/

 

Таг
Back to top button
Close