BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

SHBA-ja paralajmëroi sanksione për politikanët kosovarë të përfshirë në afera korruptuese

- Ambasada e SHBA-së në Kosovë sot dërgoi kritika drejtë sistemit juridik kosovar, duke vënë në dukje se deri më tani askush nuk ka mbajte përgjegjësi, siç thekson, rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 16 maj 2019 (MIA)  – Ambasada e SHBA-së në Kosovë sot dërgoi kritika drejtë sistemit juridik kosovar, duke vënë në dukje se deri më tani askush nuk ka mbajte përgjegjësi, siç thekson, rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në kumtesën e Ambasadës amerikane përmenden disa afera të mëdha korruptuese, si “pronto”, në të cilën janë akuzuar dhjetëra funksionarë të lartë për punësime të paligjshme dhe keqpërdorime të tjera të detyrës zyrtare, pastaj akuzat për politikanë të cilët kishin marrë ryshfet për sigurimin e vizave italiane, për arratisjet nga burgu i Dubravës dhe raste të tjera.

Ambasada e Amerikës në Kosovës ka thënë se “qytetarët e Kosovës meritojnë një sistem drejtësie para të cilit personalitet do të mbajnë përgjegjësi për aktivitet e tyre korruptuese” dhe paralajmëroi se politikanët e përfshirë në aferat e mëdha nuk do të mund të marrin viza amerikane.

“Është praktikë e zyrtarëve konsullorë që të shqyrtojnë faktet për çdo aplikim për vizë, duke përfshirë edhe çdo informatë negative lidhur me aplikuesin, dhe që të përcaktojnë përshtatshmërinë për marrje të vizës në bazë të ligjeve të SHBA-ve. Sipas nevojës, ne vazhdimisht i peshojmë akuzat dhe dëshmitë për korrupsionin dhe krimin e organizuar gjatë vendimmarrjes për viza, në mënyrë që t’i kufizojmë ata që kontribuojnë në këto probleme nga marrja e vizave për udhëtim në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në kumtesë.

Ambasada e SHBA-së porosit se edhe në të ardhmen do ta shprehë “shqetësimin e saj se pse askush nuk mban përgjegjësi, përfshirë personat zyrtarë në Kosovë, për korrupsionin  dhe krimin  e organizuar, të cilët janë të pranishme në vend”. ia/fc/

Таг
Back to top button
Close