BallkanBallkan.Portal

Serbia vendos burg të përjetshëm për veprat më të rënda penale

Parlamenti i Serbisë sot ka miratuar ndryshime dhe plotësime të Kodit penal, me të cilat hiqet dënimi me burg prej 30 deri në 40 vjet dhe vendoset dënim me burg të përjetshëm për veprat më të rënda penale.

Bagdad, 21 maj 2019 (MIA) – Parlamenti i Serbisë sot ka miratuar ndryshime dhe plotësime të Kodit penal, me të cilat hiqet dënimi me burg prej 30 deri në 40 vjet dhe vendoset dënim me burg të përjetshëm për veprat më të rënda penale.

Burg të përjetshëm është paraparë për vrasje të rëndë, përdhunim, ngacmim seksual të personit minoren, gruas shtatzënë dhe personit të pafuqishëm, që është në harmonizim me propozimin nga fondacioni “Tijana Juriq” të mbështetur nga ana e rreth 160.000 qytetarëve.

Dënimi me burg të përjetshëm është përhapur edhe në të gjitha veprat tjera penale që janë dënuar me 30 deri në 40 vjet. Ato vepra janë vrasje të përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore, vepra serioze penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë, mbajtje për shkak të kryerjes së veprave penale, gjenocid, krime kundër njerëzimit, krime lufte kundër civilëve, terrorizëm…

Është paraparë që personi i dënuar me burg të përjetshëm të mund me kush të lirohet pas vuajtjes 27 vjet burg. fb/

Таг
Back to top button
Close