0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritKorrespondentë BotëPolitikë

REL: BE-ja më 23 korrik do të vendos për hapjen e mundur të negociatave me Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian, me siguri më 23 korrik do të vendosin për hapjen eventuale të negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, mëson Radio Evropa e Lirë nga burime mirë të informuara. Megjithatë, në skenarin më të mirë të mundur, këto negociata nuk do të mund të fillojnë para fundit të këtij viti, për shkak të procedurave të domosdoshme në BE.

Beograd, 15 maj 2019 (MIA) – Vendet anëtare të Bashkimit Evropian, me siguri më 23 korrik do të vendosin për hapjen eventuale të negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, mëson Radio Evropa e Lirë nga burime mirë të informuara. Megjithatë, në skenarin më të mirë të mundur, këto negociata nuk do të mund të fillojnë para fundit të këtij viti, për shkak të procedurave të domosdoshme në BE.

Komisioni evropian do ta publikojë pakon e sivjetshme të zgjerimit më 29 maj, ku mes tjerash do t’u rekomandohet vendeve – anëtare negociata aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo, siç njofton REL në tekst, u konfirmua edhe nga autori i rekomandimit, komisari evropian për zgjerim, Johanes Han.

Sipas praktikës veçmë të vendosur, ministrat e punëve të jashtme të BE-së bisedojnë për çështje për zgjerimin dhe rezultatet nga pakoja për zgjerim, në mbledhjen e parë të rregullt, menjëherë pas publikimit të këtij dokumenti.

Mbledhja e ardhshme e rregullt e ministrave të BE-së u caktua për 18 qershor. Megjithatë, siç sqarojnë për REL burime evropiane, disa vendeve në BE u nevojitet pëlqim nga parlamentet kombëtare, e prej këtu korniza kohore mes publikimit të pakos për zgjerim dhe mbledhjes së ardhshme ministrore është shumë e vogël që të respektohen të gjitha procedurat. Për këtë shkak me siguri debati për zgjerim do të zhvendoset për mbledhjen ministrore në korrik.

Finlanda, e cila e ndërmerr kryesimin e BE-së më 1 korrik, në agjendën e saj e ka caktuar mbledhjen ministrore më 23 korrik.

Tema kryesore, nëse jo edhe e vetme, në këtë mbledhje do të jetë hapja e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në pajtim me rekomandimin e Komisionit Evropian.

“Megjithatë, sipas disponimit të vendeve – anëtare, siç vlerëson REL, vetëm Maqedonia e Veriut mund të shpresojë në epilog pozitiv në korrik, pasi vlerëson se i ka plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e negociatave, duke përfshirë edhe zgjidhjen e kontesteve bilaterale me vendet fqinje.

Burime nga BE-ja e konfirmojnë përparimin e Shqipërisë në plotësimin e kritereve, posaçërisht kur bëhet fjalë për reformat në jurisprudencë, megjithatë, sipas burimeve të disa përfaqësuesve zyrtarë të BE-së, situata e brendshme politike “tani për tani” nuk është e volitshme  për marrjen e vendimit për hapjen e negociatave qasëse me BE-në, njofton REL. bsh/

 

Back to top button
Close