BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Protesta në Stamboll kundër anulimit të rezultateve prej zgjedhjeve lokale

Qindra protestues u tubuan mbrëmë në rrugët e Stambollit, duke shprehur mospajtim me vendimin e Komisionit Suprem të Zgjedhjeve të Turqisë, i cili i anuloi rezultatet e zgjedhjeve për kryebashkiak të qytetit.

Stamboll, 12 maj 2019 (MIA) – Qindra protestues u tubuan mbrëmë në rrugët e Stambollit, duke shprehur mospajtim me vendimin e Komisionit Suprem të Zgjedhjeve të Turqisë, i cili i anuloi rezultatet e zgjedhjeve për kryebashkiak të qytetit.

Votimin më 31 mars e fitoi me epërsi të vogël kandidati i Partisë Popullore Republikane, Ekrem Imamogllu. Dallimi midis tij dhe kandidatit të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit në pushtet, Binalli Jilldirim ishte rreth 13.000 vota.

“Do ta shohim çfarë do të ndodh, por ne nuk do të heqim dorë. Nuk kemi frikë. Nuk do të heshtim. Ata mund të bëjnë çfarë të duan, mund të na sulmojnë. Por do të dalim para tyre – ndonjëherë me transparente, ndonjëherë si grup i madh, një herë tjetër si persona të veçantë. Në këtë mënyrë i shohim gjërat”, deklaroi njëri prej protestuesve.

Opozita turke është e bindur se më 23 qershor përsëri do të fitojë në zgjedhje.

Sipas presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan fitorja e opozitës nga fundi i marsit i referohet “korrupsionit të organizuar” dhe prandaj demokracia duhet të vërtetohet përmes votimit të ri. shk/

Таг
Back to top button
Close