0_Web_AktualeBiznesEkonomiMakedonija.SlajderVideo deklaratë

Promovohet Rrjeti nacional i ndërmarrjeve sociale

Krijimi i ekonomisë i bazuar në nevojat reale të qytetarëve , kontribut ndaj realizimit të qëllimeve globale për zhvillim të qëndrueshëm dhe krijim të identitetit, të mbështetur në transparencë dhe besim, ndërsa të ndërlidhur me vlerat e përbashkëta, parimet dhe përgjegjësinë, janë pjesë e qëllimeve të Rjetit të ndërmarrjeve sociale, që zyrtarisht u promovua sot nga ana e Asociacionit për hulumtim, komunikim dhe zhvillim “Pablik” në Shkup.

Shkup, 15 maj 2019 (MIA) – Krijimi i ekonomisë i bazuar në nevojat reale të qytetarëve , kontribut ndaj realizimit të qëllimeve globale për zhvillim të qëndrueshëm dhe krijim të identitetit, të mbështetur në transparencë dhe besim, ndërsa të ndërlidhur me vlerat e përbashkëta, parimet dhe përgjegjësinë, janë pjesë e qëllimeve të Rjetit të ndërmarrjeve sociale, që zyrtarisht u promovua sot nga ana e Asociacionit për hulumtim, komunikim dhe zhvillim “Pablik” në Shkup.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi iu referua politikave që mbështesin qëndrueshmërinë e këtyre sipërmarrjeve, të cilat ndjekin mënyrën e veprimit nga dokumentet strategjike të BE-së, ku theks i veçantë vihet në zhvillimin e sipërmarrësisë sociale/shoqërore.

“Në kuadër të programit vjetor për konkurrencë, inovacione dhe sipërmarrësi Ministria e ekonomisë krijon një masë të veçantë e cila bashkë-financon projektet e shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve për zhvillimin dhe mbështetjen e NVM-ve, duke përfshirë projektet për zhvillimin e sipërmarrjes sociale. Që nga 2014 deri më tani, kemi bashkë-financuar gjithsej 17 projekte për të inkurajuar, promovuar dhe zhvilluar sipërmarrësinë sociale të 8 shoqatave dhe fondacioneve, “tha Bekteshi, duke shtuar se ndërmarrjet sociale zhvillojnë modele moderne të biznesit të cilat integrojnë nevojat financiare, sociale, kulturore dhe mjedisore, që në nivel global janë shumë të rëndësishme.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska deklaroi se nëse me të vërtetë zhvillojmë ekonomi sociale, kjo do të jetë edhe për të mirën e ekonomisë , por edhe për të mirën e atyre që në këtë moment nuk janë të kyçur si qytetar në tregun e punës.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale po përgatit Strategji për krijimin e sipërmarrësisë shoqërore si një sistem ekologjik për zhvillimin e ndërmarrjeve sociale në Maqedoninë e Veriut. Këto ndërmarrje janë ndihmë e madhe për shtetin, sepse ato ofrojnë shërbime sociale në të cilat vetë shteti do të jetë blerës, por në të njëjtën kohë ata do të kenë për detyrë të punësojnë një kategori të ndjeshme personash, duke kontribuar kështu në procesin e përfshirjes së ndryshimeve në shoqëri “, theksoi Carovska.

Ajo shtoi se ky koncept do t’i mbështesë grupet e ndjeshme sociale të qytetarëve që të punësohen dhe do të ndihmojë që të lëvizë sektori ekonomik në vend.

Sipas Klimentina Ilijevska, drejtoreshë ekzekutive e “Pablik” qëllimi i projektit është krijimi i ekonomisë së re që do të kthehet drejt njeriut dhe planetit dhe në të cilin profiti do të shfrytëzohet për të mirën shoqërore.

Jovan Depostovski, drejtor i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik tha se ndërmarrjet sociale , sipërmarrësia sociale, inovacionet sociale janë tema globale, ndërsa vetë ngjarja sot është treguese se edhe shteti ynë nuk përjashtohet nga këto trende globale.

“Mesazhi ynë është se ne po hapim një proces dialogu në të cilin duhet të ndajmë përvojat dhe perceptimet e para nga aplikimi i deritanishëm i inovacioneve sociale dhe bëjmë thirrje për pjesëmarrje sa më aktive të të gjithë atyre që janë pjesë e kësaj platforme në krijimin e Programit nacional, jo vetëm për mbështetje, por edhe për financimin e projekteve në fushën e politikës sociale”, theksoi Despotovski

Konceptin e sipërmarrjes sociale që mjaft mirë funksionon në disa vende evropiane, ndërsa në nivel të BE-së atë e mbulojnë rreth 15 milionë punonjës,e shpjegoi drejtori i shoqatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ) për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovë David Oberhuber.

Deklarata për rrjetëzimin e ndërmarrjeve sociale do t’i dorëzohet Qeverisë për shqyrtim e cila duhet të forcojë lidhjen ndërmjet sektorit të biznesit, OJQ-ve dhe institucioneve qeveritare. mb/

Back to top button
Close