0_Sport,PortalBasketbollRezultatetSport.Slajder

Portlandi dhe Toronto në gjysmëfinalen e plejofit

Ekipet e Portland blejzers dhe Toronto reptors do të luajnë në gjysmëfinalen e NBA plejofit, pasi mbrëmë i fituan shtatë ndeshjet në serinë e çerekfinales.

Toronto, 13 maj 2019 (MIA) – Ekipet e Portland blejzers dhe Toronto reptors do të luajnë në gjysmëfinalen e NBA plejofit, pasi mbrëmë i fituan shtatë ndeshjet në serinë e çerekfinales.

Toronto në terren vendor ishte më i suksesshëm nga Filadelfia me 92:90. Përparësia në çerekun e parë të lojës (18:13) u tregua si vendimtare për fitoren e ekipit kanadez.

Luftë deri në përfundimin e lojës u zhvilluar edhe në ndeshjen në Denver ku në fund u gëzua Portlandi me rezultatet 100.96. Edhe në këtë duel nikoqirët ishin më të mirë në pjesën e parë (29:17), por kësaj radhe kjo nuk mjaftoi për sukses.

Në finalen në Konferencën lindore takohen Milvoki dhe Toronto, ndërsa në Perëndim luajnë Golden Stejt dhe Portlandi. Luhet deri në katër fitore. sn/

Таг
Back to top button
Close