0_Maqedoni.PortalKorrespondentë BotëMakedonija.SlajderPolitikë

Parlamenti grek dha dritë të gjelbër për Marrëveshjet për vendkalimet e reja kufitare drejt vendit tonë

Me votat e SYRIZA-s, Potamit dhe Aleancës Demokratike, Parlamenti grek i votoi projekt ligjet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë për Marrëveshjet për hapje të vendkalimeve të reja kufitare tek Markova noga mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 15 maj 2019 (MIA) – Me votat e SYRIZA-s, Potamit dhe Aleancës Demokratike, Parlamenti grek i votoi projekt ligjet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë për Marrëveshjet për hapje të vendkalimeve të reja kufitare tek Markova noga mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Demokracia e Re, Agimi Artë dhe Lidhja e centralistëve ishin kundër, ndërsa Partia Komuniste votoi me abstenim.

Për dy propozim ligjet, deputetët e pranishëm në Parlament, në dy votime të veçanta elektronike, e shprehën qëndrimin e tyre, i cili u numërua si qëndrim i partisë.

Votimit i ka paraprirë një debat që ka zgjatur rreth një orë e gjysmë. sr/mb/

Back to top button
Close