BallkanBallkan.Portal

Paralajmërime për Tiranën për datën e negociatave me BE-në për shkak të protestave të dhunshme

- Eurodeputetët Knut Flekenshtajn nga radhët e Socialdemokratëve dhe Eduard Kukan nga Partia Evropiane Popullore, përmes një letre dërguan thirrje deri te të gjithë qytetarët e Shqipërisë që t'i japin fund dhunës në protesta dhe paralajmërojnë se kjo mund të ndikojë ndaj datës për fillimin e negociatave me BE-në, informon korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Bruksel, 13 maj 2019 (MIA) – Eurodeputetët Knut Flekenshtajn nga radhët e Socialdemokratëve dhe Eduard Kukan nga Partia Evropiane Popullore, përmes një letre dërguan thirrje deri te të gjithë qytetarët e Shqipërisë që t’i japin fund dhunës në protesta dhe paralajmërojnë se kjo mund të ndikojë ndaj datës për fillimin e negociatave me BE-në, informon korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

“Me shqetësim të madh i shihnim fotografitë nga dhuna në Tiranë të shtunën, më 11 maj. E drejta e protestës është kyçe në secilën shoqëri demokratike, megjithatë kjo asnjëherë nuk mund të arsyetojë dhunën”, qëndron në letrën e eurodeputetëve.

Flekenshtajn, i cili në përbërjen e kaluar të Parlamentit Evropian ishte raportues për Shqipërinë, dhe Kukan përkujtojnë se fuqishëm e mbështesin europerspektivën e këtij vendi dhe se kjo paraqet pasurim për Bashkimin Evropian.

Por, sipas tyre, të gjithë pjesëmarrësit në protesta, pa dallim të përcaktimit partiak, duhet të përmbahen nga çfarëdo lloj dhune në ditët në vijim kur përsëri janë paralajmëruar protesta në Tiranë.

“Iu bëjmë thirrje, gjithashtu, edhe të gjithë liderëve politikë që të tregojnë përgjegjësi dhe të përmbahen. Si eurodeputetë ne nuk dëshirojmë që të përzihemi në protestat, por dëshirojmë të përkujtojmë se vetëm institucionet dhe proceset demokratike , dialogu parlamentar, procedurat ligjore dhe zgjedhjet e lira dhe korrekte, mund që në mënyrë legjitime t’i zgjidhin sfidat serioze me të cilat përballet Shqipëria”, thonë eurodeputetët.

Shqipëria, së bashku me vendin tonë, është në pritje të datës për negociata për anëtarësim në BE. Gjatë fundjavës, fotografitë e protestave të dhunshme në Tiranë ishin në mesin e lajmeve kryesore të botës përgjatë BE-së.

“Fotografitë të cilat i pamë të shtunën mund të japin përshtypje të gabuar se Shqipëria nuk është e gatshme për negociata për anëtarësim në qershor, paralajmërojnë eurodeputetët në letrën dhe kërkojnë që të gjendet mënyrë ” e pjekur” për zgjidhjen e problemeve. tm/fc/

Таг
Back to top button
Close