Korrespondentë MKDKronikëKronikë.Portal

Një fëmijë gjashtë vjeçar nga Prilepi është zhdukur në Tetovë

Në Sektorin për punë të Brendshme të Tetovës dje është lajmëruar se nga e shtuna, 18 maj është zhdukur një fëmijë. Banor i Prilepit ka lajmëruar se në Tetovë është zhdukur fëmija i tij gjashtë vjeçar.

Tetovë, 21 maj 2019 (MIA) – Në Sektorin për punë të Brendshme të Tetovës dje është lajmëruar se nga e shtuna, 18 maj është zhdukur një fëmijë. Banor i Prilepit ka lajmëruar se në Tetovë është zhdukur fëmija i tij gjashtë vjeçar.

“Njëzet e nëntë vjeçari E.M nga Prilepi, dje (20 maj) në ora 11 e 30 minuta në SPB Tetovë ka lajmëruar se më 18 maj rreth orës 21 derisa ka luajtur në parkun zbavitës të Qendrës rekreative në Tetovë përnjëherë është zhdukur fëmija i tij gjashtë vjeç”, informon Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Banori i Prilepit në polici ka thënë se nga e shtuna deri të hënën bashkë me bashkëshorten e kanë kërkuar fëmijën, pastaj kanë vendosur rastin ta paraqesin në polici.

“Sipas dëshmisë, tre anëtarë të familjes përkohësisht kanë ardhur në Tetovë nga Prilepi. Në Tetovë kanë qëndruar dhjetë ditë dhe kanë punuar me mbledhjen e hekurit të vjetër”, thonë nga SPB Tetovë.

Prej atje thonë se ndërmerren më shumë masa me qëllim të marrin më shumë informacione dhe të gjendet fëmija. as/fab

 

Back to top button
Close