0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Nëse ka përparim në negociatat për PSP-në do të ketë takim Zaev- Mickoski

Kryeministri Zoran Zaev ka informuar se sot do të ketë takime në Ministrinë e Drejtësisë që të merr sublimatet e fundit për takimet e punës lidhur me Ligjin e ri për Prokurori publike me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i PSP-së. Qëllimi është, theksohet, "me kohë të përfundojë procesi, ndërsa nëse ka progres do të mund të mbahet takim liderësh me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski".

Shkup, 15 maj 2019 (MIA) – Kryeministri Zoran Zaev ka informuar se sot do të ketë takime në Ministrinë e Drejtësisë që të merr sublimatet e fundit për takimet e punës lidhur me Ligjin e ri për Prokurori publike me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i PSP-së. Qëllimi është, theksohet, “me kohë të përfundojë procesi, ndërsa nëse ka progres do të mund të mbahet takim liderësh me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski”.

“Nëse ndodhin hapa të caktuar në pjesën e negocimit, ne liderët e dy partive politike, do të kishim realizuar takim liderësh për rrumbullakim përfundimtar të ligjit. Duam të arrijmë konsensus edhe për këtë ligj. Këtu kemi edhe vendime politike të cilat duhet t’i miratojmë, prandaj edhe do të duhet takim liderësh për Ligjin për Prokurori publike”, ka deklaruar sot Zaev në Qeveri para prezantimit të hulumtimit të OSBE-së për mirëqenien dhe sigurinë e grave.

Lidhur me porositë e Komisionit për Antikorrupsion për nepotizëm dhe konflikt të interesit gjatë punësimeve, Zaev ka konfirmuar se një pjesë e kritereve në bazë të së cilës do të bëhen rikonstruimet e paralajmëruara janë edhe pohimet e Antikorrupsionit.

“Komisioni i Antikorrupsionit ka qenë i qartë dhe i zëshëm, ajo konfirmon se kemi sistem, ndërsa ajo është vlera më e madhe. Sistemi do të ishte sistem nëse veprojmë sipas tij. Ku ka ndikim të funksionarëve të caktuar dhe me atë kanë mashtruar qytetarë në barazinë ose konkurrencën për punësim do të pasojë përgjegjësi. Një pjesë e kritereve për ndryshimet që duhet të ndodhin janë edhe pohime nga Antikorupsioni”, ka qartësuar Zaev. fab/

Back to top button
Close