Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1455. - Në betejën e parë të luftës 30-vjeçare të 'Trëndafilave' përkrahësit e Lankasterit mundën ato të Jorkut.

22 maj 2019 (MIA) 

1455. – Në betejën e parë të luftës 30-vjeçare të ‘Trëndafilave’ përkrahësit e Lankasterit mundën ato të Jorkut.

1783. – Lindi Uilliam Sturgnon, shkencëtari anglez që ndërtoi elektromanjetin e parë praktik.

1813. – Lindi kompozitori i njohur gjerman, Richard Vagner, i njohur kryesisht me veprat “Mbreti i Nibelungen”  dhe “Lohengrin”.

1859. – Lindi në Edinburg, Sir Arthur Konon Doyle, romancieri britanik që krijoi karakterin e dedektivit Sherlok Holms.

1885. – Vdiq Viktor Hygo, romancieri, poeti dhe dramaturgu i famshëm francez, autori i veprës “Të mjerët”.

1897. – U hap nga princi dhe princesha e Uellsit porta Tunell nën lumin Tamiz.

1918. – Aeropanët ushtarak gjerman e bombarduan Parisin. Në histori, ajo ishte bombardimi i parë i një qyteti me aeroplanë.

1945. – Në skenën e Teatrit “Kosova” në Tiranë u dha premiera e komedisë “Topazi” e dramaturgut Marcel Panjoli, përkthyer nga Nonda Bulka. Ajo u luajt nga grupi i aktorëve partizanë që ndiqnin shkollën dramatike që porsa ishte hapur.

1979. – Zyrtarisht është verifikuar themelimi i Universitetit të Manastirit.

1907. – Lindi aktori, producenti dhe regjisori i famshëm anglez, Laurenc Oliver. Ai është konsideruar si aktori më i madh anglishtfolës i skenës. Ai u shpall Baron në vitin 1970.

1915. – Gjatë përplasjes së një treni ushtarak dhe një treni pasagjerësh në Gretna Green të Skocisë, u vranë 227 vetë. Kjo ishte tragjedia më e madhe e hekurudhave britanike.

1943. – Lindi Beti Uilliams, aktiviste e paqes nga Irlanda e Veriut dhe njëkohësisht fituese e çmimit ‘Nobel’ për paqen.

1992. – Sllovenia, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina pranohen në Kombet e Bashkuara.

1998. – Irlanda e Veriut votoi ‘po’ ndaj një projekti paqeje që kishte për qëllim dhënien fund të gjakderdhjes 30-vjeçare midis katolikëve dhe protestantëve. Votuesit në republikën Irlandeze votuan afërsisht 95 përqind në favor të  ndryshimeve kushtetuese.

1999. – Mbas një qëndrimi në azil politik prej 14 vjetësh, u kthye në vendin e tij ish presidenti sudanez, Jaafar Nimiri.

2000. – Presidenti rus, Vladimir Putin, u bëri thirrje rajoneve të “respektojnë plotësisht” Kushtetutën, duke pohuar  se, përfaqësuesit e rinj të pushtetit, që sapo ishin emëruar në krahina nuk do të ndërhynin në çështjet rajon.

2001. – Asambleja Kombëtare e Francës miratoi ligjin kundërthënës, sipas të cilit banorët e ishujve të Korsikës fitojnë më shumë të drejta. Protestat e korsikanëve kanë zgjatur më tepër se 20 vjet.

2003. –  79 vjeçari Juiçiro Miura arriti të ngjitet në majë të malit Mont Everest dhe u bë njeriu më i vjetër i ngjitur në këtë lartësi.

2004. –  Trashëgimtari i fronit spanoll princi Felipe Burbonski dhe  ish gazetarja  më e njohur televizive spanjolle Letisija Ortis u kurorëzuan në Madrid.

Back to top button
Close