Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

1799. - Vdiq Pjer - Ogisten Karon de Bomarshe, shkrimtar francez. Në veprat e tij i kritikonte miton dhe korrupsionin në shoqëri.

18 maj 2019 (MIA)

1799. – Vdiq Pjer – Ogisten Karon de Bomarshe, shkrimtar francez. Në veprat e tij i kritikonte miton dhe korrupsionin në shoqëri.

1803. – Britania e Madhe i shpalli luftë Francës sepse Napoleon Bonaparta e vazhdoi fushatën ushtarake në Itali dhe në Zvicër.

1804. – Napoleon Bonaparta është shpallur mbret i Francës, ndërsa në dhjetor të të njëjtit vit, u  kurorëzua si Napoleoni i Parë.

1868. – Lindi mbreti rus Nikolaji i Dytë Aleksandroviq Romanov, monarku i fundit në Rusi, i cili mbretëronte nga viti 1894 deri në abdicimin e vitit 1917.

1872. – Lindi Bertrand Rasel, filozof anglez. Studioi matematikë dhe fizikë në Kembrixh. Në vitin 1950 e fitoi Çmimi Nobel për literaturë. Ishte në krye të lëvizjes antibërthamore në Britani dhe kryetar i Gjykatës për konfimimin e krimeve të luftës në Vietnam. Vdiq më 2 shkurt të vitit 1970.

1899. – Në Hagë është mbajtur konferenca e parë ndërkombëtare kundër garës për armatim dhe pengimin e luftërave.

1908. – Vdiq Karl Koldevej, hulumtues polar gjerman. Ishte udhëheqës i ekspeditës së parë gjermane në Polin Verior. Lindi më 26 tetor të vitit 1837.

1911. – Vdiq kompozitori dhe dirigjenti austriak Gustav Maler, drejtor i Operës shtetërore në Vjenë, i cili nën ndikim të Ludvig van Betovenit dhe Rihard Vagnerit ka krijuar kompozime me emocione të theksuara të fuqishme. Veprat: Simfonia e 10-të, cikle solo këngë për zë dhe orkestër “Këngë për vendin”, “Këngë për fëmijët e vdekur”…

1919. – Lindi balerina angleze Margaret Hukam, e njohur si Margot Fontejn një nga balerinat më të njohura të shekullit të 20-të.

1954. – Hyri në fuqi Konventa evropiane për të drejtat e njeriut.

1961 – Në Shkup në kinemanë “Kultura” është mbajtur premiera “Verë e qetë” filmi i parë artistik, me regji të Dimitrie Osmanli.

1980. – Në shtetin e Uashingtonit në SHBA, në erupsionin e vullkanit u krijua një re hiri e gjatë 4.000 kilometra dhe e gjërë 1.600 kilometra.

1990. – Në Vjenë kancelari i Gjermanisë Perëndimore, Helmut Kol dhe kryeministri i Gjermanisë Lindore, Lotar de Mezijer e nënshkruan marrëveshjen për unionin monetar, që paraqet hap të parë drejt bashkimit të Gjermanisë.

1995. – Vdiq balerini rus Aleksandar Borisoviç Godunov, i cili pas emigracionit nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1979 fitoi famë botërore.

Back to top button
Close