EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës dhe dorëheqje

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Stepan Poltorak dha dorëheqje. Deri te kjo ka ardhur pasi që gjatë fjalimit inaugurues, presidenti i ri Vladimir Zelenski kërkoi nga deputetët që t'i ndërrojnë ministrin e Mbrojtjes, shefin e shërbimit ukrainas të sigurisë dje prokurorin publik, të cilët janë të mbështetës të ish-presidentit Petro Poroshenko.

Kiev, 20 maj 2019 (MIA) – Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Stepan Poltorak dha dorëheqje. Deri te kjo ka ardhur pasi që gjatë fjalimit inaugurues, presidenti i ri Vladimir Zelenski kërkoi nga deputetët që t’i ndërrojnë ministrin e Mbrojtjes, shefin e shërbimit ukrainas të sigurisë dje prokurorin publik, të cilët janë të mbështetës të ish-presidentit Petro Poroshenko.

“E kisha për nder”, shkroi Poltorak në Tuiter.

Volodimir Zelenski (41), paso që sot në Kiev dha betimin në fillim të mandatit të tij pesëvjeçar për president të Ukrainës, menjëherë i shpalli zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Zgjedhjet kanë qenë të parapara për tetor të këtij viti, por Zelenski tha se po e shpërbën Parlamentin.

Data e zgjedhjeve të reja nuk u specifikua ende.

Zelenski theksoi se përfundimi i konfliktit me separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës do të jetë prioritet i tij.

“Detyra jonë e parë është të arrijmë armëpushim në Donbas”, tha ai, duke iu referuar rajonit që kontrollojnë rebelët pro-rusë.

Luftimet midis forcave qeveritare dhe separatistëve në lindje të Ukrainës kanë nisur qysh në vitin 2014 dhe kanë marrë mbi 13,000 jetë njerëzish.

Zelenski, ish-yll i televizionit, ka luajtur rolin e presidentit të Ukrainës në një seri komedish.

Si kandidat pa përvojë politike, ai shënoi fitore historike në zgjedhjet e muajit të kaluar, duke mundur presidentin e deritashëm, Petro Poroshenko.

“Ne duhet të bëhemi islandezë në futboll, izraelitë në mbrojtjen e vendit tonë, japonezë në teknologji”, tha Zelenski gjatë ceremonisë së betimit.

Ai po ashtu tha se ukrainasit duhet “të bëhen zviceranë në aftësitë e tyre për të jetuar të lumtur me njëri-tjetrin, pavarësisht dallimeve”.

Gjithë fjalimi përshëndetës i Zelenskit ishte në gjuhën ukrainase përveç kur tema ishin përleshjet  në lindje, kur ai foli në gjuhën ruse.

Komediani i famshëm e fitoi kundërkandidatin e tij, presidentin e deritanishëm Petro Poroshenko, i cili ishte në pushtet që nga viti 2014. mb/

Таг
Back to top button
Close