Paralajmërime

MIA Paralajmërime – MKD

18 maj 2019

18 maj 2019 

Vladiçin Han – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili do të shoqërohet nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski do të mbajë fjalim në hapjen solemne të Korridorit 10 në Serbi. (Vladiçin Han, Republika e Serbisë/20:00, Arritja e mediave/19:00)

Gostivar – Takim i kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari me ambasadorin e Francës Kristian Timonie. (13:00) 

Manastir – Hapja solemne e objektit të ri të Fakultetit të Teknologjive Informatike dhe Komunikimit. (FTIK/10:00)

Shkup – Hapja e Festivalit të gjashtë të luleve në Shkup me moton “Shkupi lulëzon”, organizuar nga NP “Parqet dhe gjelbërimi”, nën kujdesin e qytetit, në të cilën do të marrë pjesë kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. (pjesa e dytë e Parkut të Qytetit/12:00)

– Defile me lule nga fëmijët parashkollor dhe të fillores. (nga Asambleja e Qytetit të Shkupit, parkingu/11:30)

Shkup – Fondi i holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia me disa ngjarje do ta shënojë 18 Majin, Ditën Ndërkombëtare të muzeve dhe Javën evropiane e muzeve 2019. (Qendra memoriale e holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë/10:00)

Shkup – Edicioni i tetë i “ENGAGE – Konferencë për aktivizmin social” organizuar nga Forumi Rinor Arsimor dhe Radio MOF. (Kinema Kultura/12:30)

Shkup – Shfaqje e operës “Rigoletto” në kuadër të Mbrëmjet të 47-ta operistike të Majit. (TOB/20:00)

Shkup – Festivali i parë i ushqimit në rrugë “Shija e Shkupit”, organizuar nga Momentum Inc. (Guaca/11:00)

Shkup – Koncert ndërkombëtar i performuesve të verbër solistë vokalë dhe instrumentalistë. (Dare Xhambaz/salla solemne e koncerteve/19:00)

______________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

 

Back to top button
Close