MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

Shkup – Me reformën sociale avancohen të drejtat e personave me aftësi të kufizuara,por edhe të familjeve të cilët kujdesen për ta.Për dallim nga praktika e deritanishme, me të cilën vetëm janë transferuar mjetet deri tek shfrytëzuesit pa me këtë rast të marrin shërbim adekuat, tani vendoset theks në zhvillimin e shërbimeve të cilat do ta përmirësojnë mbështetjen dhe kujdesin, por edhe do ta rrisin pavarësinë e personave me aftësi të kufizuara dhe përfshirjen e tyre në shoqëri,kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

18:00/25 maj/ 2019

Shkup – Me reformën sociale avancohen të drejtat e personave me aftësi të kufizuara,por edhe të familjeve të cilët kujdesen për ta.Për dallim nga praktika e deritanishme, me të cilën vetëm janë transferuar mjetet deri tek shfrytëzuesit pa me këtë rast të marrin shërbim adekuat, tani vendoset theks në zhvillimin e shërbimeve të cilat do ta përmirësojnë mbështetjen dhe kujdesin, por edhe do ta rrisin pavarësinë e personave me aftësi të kufizuara dhe përfshirjen e tyre në shoqëri,kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Shkup – Autostrada Miladinovc – Shtip, pjesa Miladinovc – Kadrifakovë dhe Kadrifakovë – Milladinovc nuk është lëshuar për qarkullim. Për momentin në autostradë kryhen kontrolle nga karakteri i sigurisë, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) dhe apelojnë tek të gjithë shoferët të mos e shfrytëzojnë autostradën

Shkup – Shfuqizimi i Marrëveshjes për Kazandolin nga ana e Qeverisë sipas Gjykatës kushtetuese, është e ligjshme. Gjykata solli aktvendim në dobi të Qeverisë lidhur me minierën “Kazandol”, informojnë nga Qeveria.

Dibër – Prezantim i një pjese nga pajisja e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe stërvitjes taktike të demonstrimit të pjesëtarëve të policisë u mbajnë sot në Dibër në kuadër të aktiviteteve me rastin e shënimit të Ditës së policisë.

Dibër – Ne kemi një situatë paqësore, të qëndrueshme dhe të favorshme të sigurisë në Republikën e Maqedonisë Veriore dhe presim që një trend i tillë do të vazhdojë dhe më tej, vlerësoi ministri i brendshëm Oliver Spasovski gjatë qëndrimit të në Dibër.Theksoi se vijon periudha e anëtarësimit të plotë të Maqedonisë në NATO, diçka që është me rëndësi historike për realizimin e interesave tona kombëtare dhe ne presim shumë shpejt edhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Beograd – Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, ka deklaruar për gazetën e sotme të Beogradit “Veçernje novosti” se ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës Behgjet Pacolli kohë më parë në Kongo kishte dërguar njeriun e vet me 500 mijë dollarë në mënyrë që qeverinë e atjeshme ta bindte për ta njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Prishtinë – Policia e Kosovës kumtoi sot se ka arrestuar tre persona të dyshuar për trafikim me organe dhe qeliza njerëzore, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.Në fshatin Çaglavicë, në afërsi të Prishtinës, policia dje ka arrestuar dy shtetas të huaj dhe një shqiptar nga Kosova.

Uashington –  Shtatëdhjetë ish përfaqësues ushtarakë amerikanë i dërguan letër Donald Trampit në portalin analitik “War on rocs”, në të cilën ata i bëjnë thirrje që të mos lejojë tensione me Iranin.

Nju-Jork – Dhjetë për qind e amvisërive më të pasura në SHBA në vitin 2018 kanë poseduar 70 për qind nga pasuria e përgjithshme e amvisërive, ndërsa në vitin 1989 ka pasur 60 për qind.

Sanë – Nëntë civilë, prej të cilëve dy fëmijë, ishin vrarë në sulmin e mbrëmshëm me bombë në pjesën jugperëndimore të Jemenit.

 

 

Back to top button
Close