MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

18:00/17 maj/2019

18:00/17 maj/2019

Shkup – Po vazhdon trendi i regjistrimit të numrit të madh të personave të sëmurë nga fruthi në shtet. Gjatë javës së kaluar numri i të sëmurëve të saporegjistruar është 134. Gjatë dhjetëra javëve të fundit ky numër vazhdimisht është rreth 100, por ky është numri më i lartë i regjistruar në përgjithësi prej se u regjistrua epidemia. Nga të saposëmurët, 48 janë nga Shkupi, ndërsa të tjerët 86 janë nga dhjetë qytete tjera, me çka numri i përgjithshëm i qyteteve të përfshira është 22, informoi dr. Gordana Kuzmanovska nga Instituti për shëndet publik sot para Ministrisë së Shëndetësisë.

Shkup – Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në takimin e sotëm me drejtorin rajonal të UNOPS-it për rajonin e Evropës dhe Azisë Qëndrore, Moin Karim, potencoi se aktivitetet e UNOPS-it në shtet po japin rezultate. “Dua të shprehë kënaqësi nga puna e zyrës së UNOPS-it, e cila u hap vitin e kaluar, në drejtim të implementimit të fondeve të Mbretërive Norvegjeze dhe Suedeze, mbështetja bilaterale e së cilës paraqet bazë për implementimin e projekteve të UNOPS-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, theksoi Osmani.

Shkup – Kabineti i kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall konkurs për zgjedhjen e tregimeve dhe poezive për publikimin e librit për fëmijë “Udhëtimi im në Fantazi”. Tema buron nga ngjarja e fund vitit “Letër nga Fantazia”, në të cilën gjatë shoqërimit të kryeministrit Zaev me nxënësit, u prezantua përralla e dizajnuar dhe e shkruar në mënyrë që të stimulojë imagjinatën dhe kreativitetin fëmijëror me qëllime pedagogjike dhe më të gjera, si nxitje që fëmijët të lexojnë libra.

Shkup– Kontributi më i mirë që ne si bankë qendrore mund ta japim për rritje të nivelit të investimeve të huaja të drejtpërdrejta në vendin tonë është realizimi i qëllimeve kyçe: mbajtja e stabilitetit të çmimeve dhe mbajtja dhe përforcimi i stabilitetit të sistemit financiar. Me sukses i realizojmë këto qëllime tona. Stabiliteti makroekonomik dhe financiar është bazë e klimës investuese – ajo e zvogëlon preminë e rrezikut të ekonomisë dhe tërheq investues të huaj, ndërsa kontribuon edhe për rritje të kursimeve vendore.

Shkup – BERZH-i e emëroi Andi Aranitasin përfaqësues të ri në Maqedoninë e Veriut. Ai vjen në vendin e Anka Joana Joneskus e cila do të largohet nga Shkupi më 1 shtator. Siç bëjnë të ditur nga BERZH-i, Arinitasi punon në Bankën në Londër nga vitit 1998, ndërsa nga viti 2000 e deri në 2005-tën është bankier në zyrën në Bullgari. Shtatë vjet punon në Stamboll, në projekte energjetike në Evropë dhe Azi, dhe në dy vite e gjysmë në Bullgari në departamentin e njëjtë. Përvoja e tij e punës është në ekipet e Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor, në sektorët e telekomunikimeve, dhe energjetikës.

Koçan– Ministria e Punëve të Brendshme do ta trajtojë rastin me deputetin Pavle Bogoevski si çdo rast tjetër për të cilin është ngritur hetim, pasi, para së gjithash, të gjithë jemi qytetarë të këtij shteti, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. “Pa dallim nëse dikush ka funksion apo jo, kjo nuk është asnjë përparësi për atë, përkundrazi ai ka më shumë përgjegjësi. Për këtë shkak as unë, as kolegët nga MPB  nuk kemi asnjë arsye të mos veprojmë për këtë rast si çdo rast tjetër. Bëhet fjalë për ngjarje që është në hetim, por edhe opinioni e din se nuk bëhet fjalë për bisedë e përgjuar nga institucionet, por se ka qenë i incizuar nga telefoni celularë apo ndonjë pajisje tjetër”, tha Spasovski.

Shkup– Përballemi me mungesë të mjekëve në nivel primar në disa rajone të vendit. Numrin e mjekëve të cilët mungojnë dëshirojmë ta përmbushim përmes subvencionit të specializimit në mjekësinë familjare për secilin mjek të ri i cili do të shfaq interes, në këtë mënyrë dëshirojmë të zbatojmë standarde evropiane për atë që kurrikulumi i specializimit për mjekësi familjare është sipas standardeve në Bashkimin Evropian. Për këtë informon ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot në shënimin e Ditës së mjekut amë në Fakultetin e Mjekësisë.

Vinicë – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i shoqëruar nga zëvendësministri Agim Nuhiu dhe bashkëpunëtorë tjerë nga MPB-ja, pasdite ishte për vizitë pune në Vinicë me ç’rast realizoi takim me të punësuarit në stacionin e policisë, me kryetarin e komunës Ivica Dimitrov dhe me anëtarë të Këshillit komunal dhe të Këshillit për parandalim. Shefi i policisë së Vinicës, Lupço Petrov informoi se në afatin e planifikuar kohor ka përfunduar rikonstruksioni ndërtesës së stacionit të policisë për çka janë investuar mjete nga buxheti i Ministrisë.

Shkup – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, informoi se e ka pranuar dhe shqyrtuar Nismën e Grupit parlamentar të pavarur të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit për Maqedoni më të mirë, e cila ka të bëjë me kërkesën për testim vullnetar të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për narkotikë, kumtuan nga Kabineti i Xhaferit.

Shkup– Një delegacion i Maqedonisë së Veriut i udhëhequr nga sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Valmir Aziri, sot në Sofje merr pjesë në Konferencën e 5-të Ministrore të Këshillit të Ministrave të Kulturës së Evropës Juglindore, në kuadër të Kryesimit të Bullgarisë me Këshillin e Ministrave të Kulturës së Evropës Juglindore (CoMoCoSEE).

Athinë– Qëllimi themelor i takimit ishte që të ulen tensionet në Detin Egje që të mos ndodhë ndonjë fatkeqësi, diçka të cilën nuk e dëshiron asnjë nga të dyja palët, deklaroi shefi i diplomacisë greke pas takimit me kolegun e tij turk në margjinat e sesionit të 129-të të Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës në Helsinki, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. Jorgos Katrugallos dhe Mevlut Çavushogllu në takim i kishin përsëritur qëndrimet e tyre të njohura, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë ka kërkuar që të ndërpriten shkeljet turke.

Tiranë – Në një kohë që janë shtuar thirrjet e ndërkombëtarëve për palët politike për zgjidhjen e krizës dhe këto të fundit u mbeten qëndrimeve të tyre, presidenti Ilir Meta e quan të papranueshme situatën ku gjendet vendi. Madje Meta, transmeton Top-Channel duke komentuar deklaratat e kryeministrit se nuk ka thirrur në tryezë partitë kryesore, apelon te palët të marrin përgjegjësitë e tyre.

Tiranë– Hapësirë për dialog dhe për bisedime ka dhe jam i gatshëm për dialog me opozitën, por vetëm në korniza të Kushtetutës, deklaroi kryeministri shqiptar Edi Rama, në emisionin “Opinion” në televizionin Klan. Duke e ironizuar kërkesën e opozitës së bashkuar shqiptare për largimin e tij nga funksioni, Rama tha se filmi “shko se në të kundërtën nuk ka dialog” tashmë është parë. Ai theksoi se “shumë mirë dihet” se vazhdimisht ka insistuar në atë se nuk do të largohet, se nuk ka anulim të zgjedhjeve lokale dhe se ata do të ahen më 30 qershor.

Berlin – Kancelarja gjermane Angela Merkel vlerësoi se tashmë nuk ekziston rendi botëror i vendosur pas Luftës së Dytë Botërore dhe se SHBA-ja praktikisht është bërë bashkë me Kinën dhe Rusinë si kundërshtarë të Evropës. “Nuk ka dyshim se Evropa duhet të repozicionohet në botën e ndryshuar. Siguria e vjetër e rendit të vendosur tashmë nuk ekziston”, deklaroi Merkel në një intervistë për gazetën gjermane “Zidojçe cajtung”. Ajo thotë se Evropa, e përballur me sfidat të cilat para saj i vendosi SHBA-ja, Kina dhe Rusia, duhet të bashkohet dhe të formojë së bashku front, duke shtuar se tradicionalisht aleanca e fuqishme ushtarake dhe diplomatike mes BE-së dhe SHBA-së është në “këmbë të qelqta”.

Uashington – Policia amerikane mbrëmë ka hyrë në Ambasadën e Venezuelës që ta dëbojë grupin i cili proteston kundër politikës së SHBA-së ndaj vendit. Me këtë hap është hapur rruga që ajo përfaqësi diplomatike t’i dorëzohet liderin opozitar Huan Guaido, komentojnë agjencitë botërore. Nga fundi i prillit anëtarë të tre grupeve aktiviste të cilat e mbështesin presidentin aktual Nikollas Maduro, e kanë okupuar Ambasadën e Venezuelës në Uashington, duke theksuar se janë “mysafirë të ftuar” të Qeverisë venezuelase.

Uashington – Në Komitetin për Jurisprudencë në Senatin e SHBA-së mbrëmë unanimisht është miratuar Ligji për mbrojtjen e zgjedhjeve, i cili parashikon masa kundër tentimeve që të ndikohet në procesin zgjedhor në SHBA. Ligji tani shkon në aprovim në Senat, ku tashmë është dorëzuar projektligji numër 1328, i quajtur Ligji për mbrojtjen e zgjedhjeve nga troll-ëve  të regjimeve armiqësore (DETER AKT), Ligji parasheh sanksione kundër personave, grupeve dhe organizatave të dyshuar për ndikim në zgjedhjet.

Uashington – Presidenti amerikan Donald Tramp mori vendim për anulimin e vendosjes së doganave për importin e makinave të prodhuara në vendet-anëtare të BE-së dhe në Japoni, për periudhën prej 180 ditëve, bëri të ditur sot Shtëpia e Bardhë. Siç lajmëroi DPA, vendosja e doganave për importin  e makinave në SHBA do të godiste të gjitha vendet evropiane, por para së gjithash Gjermaninë prodhuesit e së cilës janë eksportuesit e automjeteve në tregun amerikan.

 

 

 

Back to top button
Close